Meta: Të rimbursohen ilaçet për qytetarët e prekur nga COVID! Shqiptarët janë zhytur në borxhe

Meta: Të rimbursohen ilaçet për qytetarët e prekur nga COVID! Shqiptarët janë zhytur në borxhe

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të gjithë të prekurit me COVID-19 të përfitojnë ilaçet falas, pasi sipas tij, infektimi me këtë sëmundje i ka kushtuar shumë xhepave të shqiptarëve.

Në një kohë kur qeveria ka nisur rimbursimin e ilaçeve, Meta thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, për këtë arsye vë theksin se qytetarët duhet të rimbursohet urgjentisht.

"Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta. Qeveria duhet urgjentisht të rimbursojë pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ilaçet falas të gjithë të infektuarve. Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund! Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave", tha Meta.

Ai është ndalur edhe te procesi i vaksimit, ku thotë se duhet të publikohet para se të jetë vonë plani i vaksinimit të qytetarëve. Meta ripërsërit edhe thirrjen e tij që të ndryshohet strategjia për menaxhimin e pandemisë, me argumentin që deri me tani vendi ka dështuar.

"Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit. “Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale! I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve", shkruan presidenti.

Postimi i presidentit Ilir Meta 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/02/2021 01:10

    Perse duhet qe shteti te rimbursoje Shqipot kokedru?!Nuk i lexon lajmet,perdite gjoba se nuk vene maska,se bejne party ne lokale,ngjeshur kudo si bagetite,si ne ambiente te mbyllura,si ne rruge,kudo perqafime,puthje,kudo ne kafe me shume se dy veta.As edhe nje qindarke rimbursim!Ne se mendon se je superman,ne lidhje me Covidin,atehere,duhet te jesh superman dhe per pasojat financiare.Shteti boll ka halle te tjera,por duhet te ndihmoje dhe kokederrasat qe nuk hane logjike as me te mire(keshillim),as me gjoba e arrestime.

    Përgjigju
  • vironi: 26/02/2021 16:54

    Like hajduti nxir floririn e vjedhur ne Krabe qe ti bejme recetat pa lek....

    Përgjigju
  • Ergysi: 26/02/2021 16:08

    Ça, te vjen keq o Like?

    Përgjigju
  • Bibo: 26/02/2021 15:26

    Kur flet dhe babezia Meta hapu dhe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja