TIRANË- Report Tv ka zbardhur listën e ilaçeve COVID që do të përfshihen si pjesë e rimbursimit. Gjithsej do të jetë 6 ilaçe dhe do të jetë mjeku i familjes që do të bëjë ndarjen e nevojshme mbi shkallën e sëmundjes, mbi bazën e të cilit do të bëhet edhe rimburismi.
Kështu, në udhëzuesin e fondit drejtuar mjekëve të familjes dhe farmacitë për barnat e rimbursueshme bëhet e ditur se kosto e rimbursimit të paketës së trajtimit të lehtë nuk do të jetë më shumë se e 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë. Kohëzgjatja maksimale do të jetë jo më shumë se një muaj.
Rimbursimi i ilaceve ka nisur tashmë, ndërsa qeveria në buxhetin e 2021-shit ka vendosur 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve COVID.
Barnat që janë pjesë e listës së rimbursimit
Azithromycine 250 mg
Acid Acetylsalcylic 100 mg
Rivaroxaban 15 mg
Apixaban 5 mg
Dexamethasone 0.5 mg
Ibuprofen 400 mg