Paketa e re fiskale është një mbështetje e jashtëzakonshme për prodhimin vendas dhe për eksportimin e produkteve shqiptare jashtë vendit, deklarpoi sot nga Lushnja, Kryeparlamentari Ilir Meta gjatë një takimi me fermerë dhe grumbullues të prodhimeve bujqësore me qëllim njohjen nga afër të problematikave të subvencionimeve në fushën e bujqësisë.
Gjatë vizitës fermën e z. Sotiraq Papsali në komunën Tërbuf të rrethit Lushnjë, ku sipërfaqja e serës është 1 Ha dhe kapaciteti prodhues shkon në 700kv në sezon, Meta u njoh më nga afër me shqetësimet e administratorëve të kësaj ferme, në lidhje me subvencionimin e naftës. Ai deklaroi se shteti do të jetë gjithmonë në krah të fermerëve për të mbështetur rritjen e prodhimit vendas duke theksuar se skema e subvencionimit duhet parë si një mundësi për të rritur më tej prodhimin dhe kapacitetin e fermave.
Kryetari i Kuvendi vijoi vizitën në pikën e grumbullimit të z. Ardian Kuka, aktivitet i përqendruar në import-eksportin e fruta-perimeve duke theksuar se paketa e re fiskale është një mbështetje e jashtëzakonshme për prodhimin vendas dhe për eksportimin e produkteve shqiptare jashtë vendit.
"Duke qenë se përfaqësoni një nyje aq vendimtare dhe të rëndësishme që ka të bëjë me grumbullimin dhe me eksportin, duhet njëkohësisht të bashkërendoni me Drejtorinë e Bujqësisë këtu,por dhe me fermerët për të sqaruar të gjitha avantazhet që vijnë që nga barazimi i TVSH-së dhe nga zgjidhja e elementëve të tjerë të paketës fiskale. Ka një kërkesë të madhe për prodhime bujqësore për eksport jashtë vendit", tha Meta.
Kryetari i Kuvendit garantoi se prioritet do të jetë mbështetja e bujqësisë dhe stimulimi i serave me qëllim rritjen e sasisë së prodhuar. Z. Meta theksoi se rëndësi duhet t'i jepet dhe aplikimit të teknologjive të reja në fushën e bujqësisë.
Një tjetër ndalesë e rëndësishme ishte ajo në fermën e z. Maksim Caslli, me specialist italianin Adriano Mozza, me aktivitet prodhimin e luleshtrydhes. Ku vitin e ardhshëm parashikohet të punësohen 300 punonjës.
Kryetari i Kuvendit e vlerësoi investimin si një model për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë me teknologjinë më të avancuar të kohës dhe me efektivitetin maksimal të shfrytëzimit të tokës.
Pas ndalesës në serën diellore të z. Llaqi Allkanjari, me sipërfaqe 0.5 Ha e mbjellë me domate dhe në fermën e z. Altin Brakaj në Levan të Fierit, i cili ushtron aktivitetin e tij në komunën Levan, rrethi Fier, Kryetari i Kuvendit vizitoi edhe një fabrikë vaji në Kreshpan, në pronësi të z. Manol Goga, një investim modern i vitit 2009. Në këtë fabrikë janë investuar në total 250, 000Euro, prej të cilave130,000 Euro vetëm për linjën e prodhimit dhe120,000 Euro për infrastrukturën. Teknologjia e aplikuar në këtë fabrikë është ajo italiane me kapacitet 1.5 ton/orë
ATSH
/Shqiptarja.com