Meta: Qeveria të marrë masa të menjëhershme për COVID (përsërit pikat e planit të Bashës)

Presidenti Ilir Meta kërkon nga qeveria që të marrë masa për COVID, teksa përsërit disa pika që opozita i ka përfshirë në planin e saj.

"Jam shumë i shqetësuar për numrin e të të prekurve dhe numrin e personave që kanë humbur jetën. Duhen marrë masa të menjëhershme për të frenuar përhapjen masive të COVID. Është domosdoshme që qytetarët të testohen që të mbrojnë veten dhe familjarët. Të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta që shëndeti i tyre të mos jetë objekt improvizimesh që kërcënon jetën e tyre dhe kthehet në biznes për të tjerët. Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave për të sëmurët që trajtohen në banesat e tyre", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta reflekton, vë maskë në daljen për mediat, i jep Ramës planin e Bashës për COVID: Opozita ekselente për pandeminë, 5 hapa para qeverisë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen