Meta: Qeveria t'u bëjë tamponin falas shqiptarëve në Kakavijë! Ato pamje turp për Shqipërinë e Greqinë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar pamjet në Kakavijë si një turp për të dyja vendet, teksa ka propozuar një zgjidhje, sipas së cilit do të sillte një lehtësim të situatës.

Meta i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që t'i bëjnë tamponin falas emigrantëve që ndodhen prej 4 ditësh në radhë, teksa ka një thirrje për autoritete greke.

"Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19. Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet. Çdo qytetar i republikës së Shqipërisë meriton të trajtohet me dinjitet", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • like: 16/08/2020 16:24

    Ku e ka kete miqesi te fort

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 16/08/2020 13:56

    Krimineli,hajduti floririt dhe miku me i fuqishem i janullatosit na u be papritur dashamiri i popullit "me dashuri e qetesi". Ik mbrapa diellit,likekembeplehu kriminel,vrases,hajdut dhe mafioz nderballkanik.

    Përgjigju
  • Greku: 16/08/2020 13:43

    Shqipëria nuk ben tampona,atyre që jane në rradhe se gjysma del me kovid,,,dhe bota do na beje bojkotin total,,po kjo do dali edhe nga tamponat që do bëj Greku,,,do e mari vesht bota qe ktu keni fshehur rastet

    Përgjigju
    • Yunanistan Greqistan: 16/08/2020 15:55

      Keta persona kane ardhur nga toka greke ku jetojne,,,,disa ose me te shumtit kane qendruar per pak dite ne token shqiptare,,,, mirepo greku pse nuk beri tamponet kur dolen nga toka greke?? Apo mos na del gjysma e greqis del me kovid ? apo ka frik se do e’mari vesht bota qe ne gerqi kane fshehur rastet ?!... Dhe pse greku nuk do qe te behen tamponet edhe nga pala SHQIPTARE ??? .

  • Shenjti: 16/08/2020 12:59

    Hidh ndonje lek zotrrote, mos laj tapetet 2 dite dhe del kosto e tamponit falas. Keto qe po ikin jane rrefugjate nga Siria qe po i ikin luftes? 5 km dita e pare, cdo gje e bere lajm cdo 10 min, dita e dyte 15 km, dita e trete 26 km, keta qe nisen nuk kane as TV as Radio e as Celular?! Po Anglezet, Bullharet, Serbet Israelitet etc, kane ndonje problem me Greket? Shkoni sa me teper , gjth, gjith ke sheshi. Alla shqipe me fix president si ty....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale