Meta: Rama kthjellohu! Unë dhe ata me gjak shqiptari do e mbrojmë vendin (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta tha se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës ishte një axhendë ndryshe nga ajo e opozitë joparlamentare, që është Rama ik. Ajo ishte Rama relekto, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Metës është kthyer në Rama kthjellohu.

"Presidenti për muaj dhe javë të tëra i ka dërguar dhe i ka treguar rrugën e zgjidhjes kryeministrit, e cila nuk është rruga e zgjidhjes “Rama ik!”, siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha, dhe populli opozitar, por është “Rama reflekto!”. Kjo ishte deri të shtunën në darkë.Tani kam një axhendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës: “Edi thellohu”!

Thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura në interes të vendit dhe kombit tënd dhe qytetarëve të tu, unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm, që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë që u duket Shqipëria një mizë lisi e mund të tallen si të duan me strukturat e tyre të “deep state-t” për “state capture". 

Unë kam hallin e 17-18 tetorit. E gjithë jeta ime përmblidhet në tri gjëra:

E para demokracia e panegociueshme. Dhe demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet dhe të ketë besim te roli i vet në demokraci dhe për të ndikuar mbi vendimmarrjen dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

E dyta: është integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dalë me studentët që donin Shqipërinë si e gjithë Europa. Unë kam shkuar në takim me Ramiz Alinë atje bashkë me ata të tjerët dhe mendonim se do të përfundonim në Spaç më shumë se sa do të ktheheshim fitimtarë të ‘Qyteti Studenti’.

Dhe po kështu, i gjithë angazhimi im është që e gjithë Shqipëria të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe në miqësi me fqinjët. Kush e do Shqipërinë një koloni, që të pastrojë lekë, një koloni që të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar, një “Kolumbi” në Europë, jo se nuk kemi nevojë! Boll e kanë një Kolumbi atje ku e kanë dhe shpresojmë që ajo të shpëtojë nga “Eskobarët” të cilët kanë ngelur atje! Dhe kush e do Shqipërinë si një vend që të krijojë probleme në Ballkan, mua më ka kundër!

Si President i Shqipërisë, por jo vetëm si president, por në radhë të parë si Ilir Meta", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta jep propozimin e tij për zgjidhjen e krizës: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin /Video


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri