Meta: Rama premtoi për herë të 5 apo 6 urën që do bëhet në Bunë! Ngrihet Komision për vlerësimin e Kandidaturave për anëtarë të Këshillit Bashkiak

TIRANË- Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama është një mashtrues, i cili do të marrë dënimin e merituar shumë shpejt. Teksa foli në mbledhjen e kryesisë, Meta solli në vëmendjen një nga premtimet për ndërtimin e urës së Bunës, ku tha se një premtim i tillë është bërë disa herë, por zbatimi nuk ka ndodhur.

“Deri në triumfin e lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare. Besoj se dhe sot e patë sesi u premtua për herë të pestë apo të gjashtë ajo ura që do të bëhet mbi Bunë. Sa herë është takuar me ndonjë autoritet nga Mali i Zi këtë premtim ka bërë por ajo që ishte sjellja më e pacipë dhe tallje, ishte ajo që duhet të paguante më shumë Mali i Zi për Urën mbi Bunë, meqënëse I paska Mali i Zi rrogat më të larta. Sepse ky nuk ka lekë për të bërë ura ky ka lekë vetëm dhe taksa dhe borxhe që merr në emër të shqiptarëve vetëm për të vjedhur për veten e tij dhe bandën e tij.  Prandaj dhe kërkon të shkatërrojë Parlamentin dhe llogaridhënien dhe prandaj do ndëshkohet në mënyrën më shembullore. Ju e dini shumë mirë që pasojë e korrupsionit të tij është fakti që Shqipëria dikur kishte pagat mbi mesataren e rajonit, sot është për faqe të zeze. Dhe prandaj kjo është një nga arsyet e largimit masiv të qytetarëve tanë, si në asnjë vend tjetër të rajonit tonë”, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e 3 marsit, së bashku me Sali Berishën.

“Ndaj dhe ju ftoj të gjithë juve dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që më 3 mars së bashku me Partinë Demokratike dhe të gjithë qytetarët shqiptarë t’i themi fjalën tonë të fortë, në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit politik dhe të japim mesazhin e qartë të shporrjes së kësaj bande sa më parë në mënyrë që shqiptarët të mos lëngojnë më por edhe t’i japin një herë e përgjithmonë fund këtij tranzicioni tejet të lodhshëm dhe rraskapitës ndaj vendit tonë dhe popullit tonë”, tha Meta.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 14 majit, kreu i Partisë së Lirisë, është shprehur i bindur në fitore

“Besoj se angazhimi i Partisë së Lirisë është një angazhim i spikatur, vendimtar dhe historik dhe pa asnjë diskutim që në 14 maj do të jetë forcë kryesore për fitoren e opozitës dhe jemi të bindur në fitoren e shumicës së bashkive dhe njëkohësisht jemi të bindur se përfaqësimi i Partisë së Lirisë do të jetë i jashtëzakonshëm dhe do të jetë njëkohësisht dhe garante që këto këshilla do të jenë pikërisht vende ku nuk do të flitet thjesht për qytetarët po ku do të flasin vetë qytetarët dhe ku do të marrin zgjidhje, hallet edhe shqetësimet e tyre”, përfundoi ai.

Ndërkohë në fund të mbledhjes, u miratua ngritja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në 61 bashkitë e vendit.

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë

1. Petrit Vasili Kryetar

2. Endrit Braimllari Anëtar

3. Tedi Blushi Anëtar

4. Elona Guri  Anëtare

5. Silva Caka Anëtare

6. Monika Kryemadhi Anëtare

7. Ana Azizaj Anëtare

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 27/02/2023 23:33

    Kjo eshte Parti e shkerdhatave legeneve baxhallave hajduteve spiuneve

    Përgjigju
  • Sea: 27/02/2023 19:21

    Kur do i shihni naj here ato premtimet qe ju keni dhene dhe si realizuat kurre o mjerane

    Përgjigju
  • Bujar: 27/02/2023 19:09

    i vetmi qe i ka mbajtur premtimet.Sesht si puna juaj qe genjen popullin

    Përgjigju
  • Klevi: 27/02/2023 19:09

    o jeni ju mashtruesa o nuk eshte njeri kshuqe mos u lodhni kot se populli e di se kush genjen

    Përgjigju
  • Nori: 27/02/2023 18:55

    Negativiteti jot sdo mbaroje kurre

    Përgjigju
  • Dori: 27/02/2023 18:54

    Rama gjithmone i ka mbajtur premtimet

    Përgjigju
  • Ema: 27/02/2023 18:23

    Po pusho mor mashtrues se di gjithe Shqiperia ca krimineli je.

    Përgjigju
  • Joni: 27/02/2023 18:13

    Rama premton por kurr nuk harron per projektet qe ben,po ju qe vetem beni krime

    Përgjigju
  • Goni: 27/02/2023 18:12

    Po ju qe keni premtuar 100 miljon gjera e asgje sbeni po vec perkeqsoni dhe beni krime??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet