Meta: S’lejojmë vendosjen
e reformave nga “SHQUP”
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i LSI i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në lidhje me Reformën Territoriale-Administrative dhe të mos kushtëzojë këtë reform me cështje të tjera.
TIRANE- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i LSI i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në lidhje me Reformën Territoriale-Administrative dhe të mos kushtëzojë këtë reform me cështje të tjera. Meta u shpreh se nuk do të ndodhë që reformat të vendosen nga SHQUP dhe të eleminohet Parlamenti. “Në rast se kjo mazhorancë për çështje të tjera në të cilat ndajmë mendime të ndryshme ka përgjegjësitë e saj, atëherë opozita ka të drejtë që këto përgjegjësi t’i ekspozojë para opinionit publik, por nuk mund të shërbejnë dallime të caktuara për të penguar apo vonuar një reformë të cilës i ka kaluar koha me kohë, dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në këtë drejtim për të diskutuar dhe me opozitën që është krejtësisht e barabartë në komisionin që ka krijuar Kuvendi, për ta hapur këtë reformë e debatuar anembanë vendit, në mënyrë që ne të kemi një reformë cilësore”, tha Meta.
Këto deklarata ai i bëri në një takim të zhvilluar me strukturat e drejtuesit e LSI në Elbasan. Ai theksoi se reforma territoriale është një domosdoshmëri dhe realizimi i saj i shpejtë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent është detyrim për cdo forcë politike. “Kjo reformë i ka munguar Shqipërisë për një kohë të gjatë, në rast se ka një nga standartet më të prapambetur që nga zgjedhjet lokale të vitit 1992, vendi e ka në drejtim të ndarjes territoriale të vendit. Ndërsa Shqipëria ka ndryshuar shumë, e lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme, e sot Shqipëria ka 385 njësi vendore bashki dhe komuna, kur Kosova ka vetëm 37 ndërsa Maqedonia 80 e Mali i Zi 21″, tha Meta.
Sipas tij qëllimi i reformës s’ka të bëjë me numrat por me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe komuniteteve. “Kapacitetet e pushtetit vendor në shumicën e njësive vendore nuk është jo vetëm efikas, por mbetet një shpërdorues i madh i taksa paguesve shqiptarë”, tha Meta. Sipas tij opozita s’do ketë luksin ta humbasë mundësinë për të dhënë kontributin e saj, duke qenë se ajo është shprehur vazhdimisht për rëndësinë e domosdoshmërinë e kësaj reforme dhe nuk e konteston atë aspak në parim, ndërkohë që justifikimet e saj që e kushtëzon pjesëmarrjen në këtë reformë në çështje të tjera të karakterit politik nuk qëndrojnë.
Shkrimi u publikua sot (26.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51