Meta: Sa më shpejt takimi Berisha – Rama për emrin tonë

TIRANË – Një ditë pas takimit me drejtuesit e PS, kryetari i LSI, Ilir Meta bën edhe një thirrje të dytë për një takim sa më parë të kryeministrit Berisha me kryetarin e PS, Edi Rama. Gjatë takimit të Komitetit Drejtues të LGI, Meta tha se nuk duhet humbur më kohë për të pranuar kandidaturën e mazhorancës, Xhezai Zaganjori si emrin më konsensual të mundshëm.

“Të hiqet psikologjia e bllokimit vetëm se vjen nga një krah tjetër politik. Duhet të ecim drejt një figure me vlera të konsoliduara. Duke u cliruar paragjykimet kemi mundësi të shkojmë drejt raundit të dytë. Unë kam apeluar edhe për takimin mes Ramës e Berishës në mënyrë që paragjykimet në distancë të shkrihen. Një takim mes Berishës dhe Ramës do të ndihmonte përshpejtimin e procesit. S’kemi pse humbim kohë sepse vendi ka probleme dhe cdo minutë duhet fituar”, tha Meta.
Ai tha se Mmazhoranca e angazhuar për të paraqitur një kandidaturë bindëse dhe aspak partiake si një mundësi e mirë për një konsensus të gjerë, i cili është I domosdoshëm dhe i shëndetshëm.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave