Presidenti Meta nuk ndalon së publikuari foto apo video duke sjellë bukuritë e rralla të Kosovës. Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një video ku shfaqet duke notuar në liqenin e Jazhincës, një ndër pasuritë e mrekullueshme ujore në Kosovë.

"Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit" shkruan Meta. 

Temperatura e ujit në liqen është shumë e ulët, por Meta ka sfiduar natyrën. Kujtojmë që Presidenti po pushon në Kosovë bashkë me familjen.