'Meta shkatërroi Berishën', Arben Meçe: I kërkoi 20% pushtet fizik në 2009! Aty filloi pazari i punësimit dhe shteti shqiptar mori tatëpjetën

Analisti Arben Meçe ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli mbi arrestimin e Ilir Metës. Meçe mori në analizë Metën që në kohën kur LSI bëri aleancë me PD në vitin 2009. Sipas Meçes që nga ajo kohë shteti shqiptar mor tatëpjetën, pasi me LSI në pushtet me Metën filloi pazari i punësimit në Shqipëri.

'Zgjedhjet e 2009 prodhuan kingmaker Ilir Meta dhe këtu fillon shkatërrimi i shtetit shqiptar. Futja në qeverinë e Berishës edhe Ramës, shkatërroi Berishën. Berisha në luftën ndaj korrupsionit deri në 2009 ka qenë në raport relativisht të mira. Në 2009 Meta kërkoi 20% të pushtetit fizik, në çdo strukturë shtetërore. Vendoseshin njerëzit e drejtpërdrejtë nga Meta. Këtu fillon pazari i punësimit në Shqipëri. Këtu u morën disa pushtete, Ministria e Infrastrukturës, Energjitikës dhe në atë periudhë edhe Shëndetësia. Këtu ishin punësimet më të mëdha.'

Më tej Meçe thekson për Arbër Hitajn se Meta ndërhynte tek ministrat e tij për biznesmenë të ndryshëm, një mekanizëm që u përdor në gjithë shtetformimin.

'Kjo e bllokut ishte skema ku ndërhyrja bëhej drejt ministrit dhe bënte gjithë lehtësitë dhe kapërcimet ligjore biznesmenëve të ndryshëm. Një biznesmen blinte shërbimin tek Meta, Meta ndërhynte tek ministri dhe ministri blinte shërbimin. Mekanizmi i parë i korrupsionit në Shqipëri. Kjo metodikë u fut në gjithë shtetformimin. Meta nuk ka nevojë të firmos. Ka instrument emërimi dhe përmes emërimi bëhet marrja e parasë.'

Mekanizëm tjetër i përdorur nga Meta ishte përdorimi i një personi të dytë për të firmosur si në rastin e nënës së Monika Kryemadhit.

'Tjetra, presta nome, përdorimi i një personi të dytë. Në çdo dokumentacion nuk është emri jot por një anonim. Këtë rast është e ëma e Monikës. I jepet sasi të mëdha lekësh, dhe kur kthehen mbrapsht humbasin anonimitet. Janë jo pak struktura turistike në këtë periudhë që janë presta nome.'

G.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetarua: 23/10/2024 14:04

    Kthehuni te Zoti o njerez ..pas vdekjes na pret te gjitheve nje GJYQ I MADH!

    Përgjigju
  • 3D: 23/10/2024 12:46

    Analizë profesionale dhe me kompetencë nga zoti Meçe

    Përgjigju
  • Erik: 23/10/2024 07:47

    Meta e perforcoi menyren e vjedhjes, sepse ishte Xeni me Gitën më herët që e bënin atë punë. Xeni vuri në lëvizje gjithë shtetin për të ngritur fabrikën në Gërdec dhe ndodhi hataja në vitin 2008, ndërsa Gita merrte 3% me faturë për projektet e investimit që firmoste i ati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë