Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shfaqur mbrëmjen e sotme në një intervistë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani. Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku dha një intervistë të rrallë përballë vajzës së tij të vogël, Era Meta.

Ishte moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi, i cili sapo ftoi Metën në studio tha se intervistën nuk do ta bënte ai, por një person që aspiron të bëhet kryeministër. “Aleksandër Frangaj?”- pyeti menjëherë presidenti, duke shpërthyer më pas në të qeshura së bashku me publikun dhe Mamaqin.

“Pse, Sandri aspiron të bëhet kryeministër?”-vijoi më tej Ermal Mamaqi, ndërsa Meta iu përgjigj: “Ai nuk e ka thënë asnjëherë, megjithatë nuk e besoj... Po këtu s’ka mandat!” Mirëpo, personi që aspironte të bëhej kryeministër në fakt ishte Era Meta, vajza e presidentit, e cila intervistoi të atin gjatë emisionit.

d.c./shqiptarja.com