
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk ka lidhje me Lulzim Bashën dhe asnjë parti tjetër. Kreu i shtetit theksoi se nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar të kandidojë.
Ndër të tjera Meta deklaroi se do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nëse Gjykata Kushtetuese do i shpallte si kushtetuese. Meta tha se priste që Gjykata Kushtetuese t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, nisur edhe nga raporti i OSBE/ODIHR.
“Do ta çoja në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e zgjedhjeve vendore nëse Gjykata Kushtetuese, do i shpallte si kushtetuese. Unë do zbatoja vendimin e Gjykatës si President, por unë prisja që Gjykata Kushtetuese, t'i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nisur dhe nga raporti OSBE/ODIHR, si dhe mos publikimi i dekretit të Presidentit, për datën e zgjedhjeve në Fletoren Zyrtare. Unë si President, këtë vendim kam pritur, që zgjedhjet më pas të bëheshin në të gjithë vendin. Ndaj dhe unë tani kam nisur një procedurë dhe jam i vendosur për të ecur përpara në këtë proces. Shpallja e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore, nuk ka lidhje me Bashën dhe as me ndonjë parti tjetër. Nëse partitë nuk janë gati për të hyrë në zgjedhje, atëherë le të dalin kandidatë të pavarur dhe çdo qytetar që do të kandidojë”-tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta: Më shtohet respekti për Ramiz Alinë kur shoh Bashën! Politikan qoftesh që s'largohet kur humbet! Nëse partitë s’janë gati për zgjedhjet e pjesshme, të dalin kandidatë të pavarur qytetarët
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.2%
-
NUK E DI
5.8%
Vota total: 2760
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare në ceremoninë për 246-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Të nxisim njëri tjetrin për t'i dhënë formë historisë
2 Korrik, 13:36
-
Meta dekoron Kapedanin e Dukatit, Dervish Aliu
2 Korrik, 09:32
-
FOTO +VIDEO/ 246-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, në ceremoninë festive i pranishëm Meta dhe presidenti i sapozgjedhur Begaj! Priten nga Yuri Kim
1 Korrik, 22:16
-
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
1 Korrik, 18:51
-
Telefonatat e Arjan Ndojës me Vangjush Dakon, Redian Kralin e Kavajës, avokatin e Metës (Veleshnja), avokati Skënder Demiri dhe burrin e gjyqtares Margjeka
1 Korrik, 16:06
-
Meta vlerëson me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ studiuesin Aurel Plasari
1 Korrik, 15:48
-
Festa Kombëtare e Egjiptit, Ilir Meta shfaqet i qeshur krah ambasadores Yuri Kim
30 Qershor, 22:56
-
Skënder Minxhozi: Kur Berisha “vesh” këpucët e Lulzim Bashës
30 Qershor, 18:37
-
Meta takon delegacionin e KiE-së: Në fokus të bisedimeve, domosdoshmëria e hapjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit në BE
30 Qershor, 11:46
-
Se mos bën vaki dhe nuk rrëzoni Ramën më 7 korrik, se tani kemi Doktorin në krye, jo Besëprerin
29 Qershor, 19:57
-
Ylli Pata: Shuplakat opozitare që kanë qëlluar Berishën e Bashën, e s’i dëgjon njeri
29 Qershor, 18:25
-
Dritan Hila: Meta s’ka inteligjencën për të qenë kreu i opozitës, Berisha po shkon drejt një moshë që e ka të pamundur! PS e vetmja forcë që elektorati e ndjek
29 Qershor, 17:54