Meta: Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva! Vendimet e qeverisë nuk kanë lidhje me shtetin ligjor

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva. Për këtë i referohet institucioneve arsimore turke që janë mbyllur me vendim qeverie për shkelje ligjore. Sa i përket paralajmërimit të PD për protesta dhe greva, Meta nuk dha një përgjigje konkrete se do të jenë pranë Sali Berishës.

“Lidhur me protestat, kemi thënë që vendi ka nevojë ulëritëse kudo dhe në cdo nivel që ka shkelje të ligjit, korrupsion, vjedhje, skena krimi e grabitje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë, çdo ditë ka protesta e greva të fëmijëve, nxënësve, parashkollorëve, prindërve, gjimnazistëve. Besoj jeni njohur me vendimet absurde që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor, me sigurinë juridike ndaj fëmijëve, nxënësve, prindërve siç janë aktet e fundit të qeverisë. Pasi ka filluar shkolla e kopshti, në mënyrë arbitrare gjenden sebepe që s’kanë lidhje me ligjin. Kanë qenë institucione model për një kohë të gjatë për të bërë akte të tilla se sa e rëndësishme që e gjithë shoqëria të reagojë fort. Qeveria ka synim të shkaktojë trauma te fëmijët. Edhe aktet e gjykatës dje janë të paligjshme, tregojnë kapje të plotë nga qeveria”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet lokale 2023, Meta mesazh Berishës: Opozita të dalë me kandidatë të përbashkët, ndryshe jemi të humbur


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët