Zgjedhjet lokale 2023, Meta mesazh Berishës: Opozita të dalë me kandidatë të përbashkët, ndryshe jemi të humbur

Ashtu siç edhe është përfolur, mes partisë së Lirisë dhe PD-së së Berishës mund të ketë një bashkëpunim për ‘të mposhtur’ mazhorancën. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në daljen e tij publike i dh amesazh të qartë aleatit të tij, Berisha duke thënë se opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët, ndryshe nuk do arrijnë të dalin fitues në zgjedhjet lokale 2023. 

Ish presidenti iu përgjigj më konkretisht pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku e cila i kërkoi një përgjigje me konkrete për kandidatin e përbashkët duke nënkuptuar një opozitë ‘një trup’. Për kreun e partisë së Lirisë, objektivi kryesor është fitorja e opozitës gjë që nënkupton një bashkëpunim me Rithemelimin për zgjedhjen e kandidatit më të mirë përballë mazhorancës.

Një ditë pasi Berisha nxori udhëzimin për primaret, pra zgjedhjen nga baza të kandidatëve për kryebashkiak, Ilir Meta si pjesë e opozitës, thotë se duhet dalë vetëm me një emër të përbashkët në vendoret e 2023-shit si dhe se kampi opozitar nuk ka luksin që të dalë i përçarë në garën e vendoreve.

Ashtu si në çdo deklaratë Meta u shpreh se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva. 

Meta gjithashtu ka mbështetur thirrjen e Konfindustrias për Entin Rregullator të Energjisë. Meta tha se ERE duhet të zhvillojë një seancë dëgjimore në Kuvend përballë deputetëve të partisë së Lirisë. Meta u shpreh se edhe pse jemi të pavarur për prodhim të energjisë ne sërish paguajmë më shumë.

‘ERE të thirret në seancë urgjente për seancë dëgjimore. Edhe pse jemi të pavarur për energji elektrike kemi çmimet më të larta. Në emër të partisë së Lirisë, të kërkojmë që ERE të paraqitet në Kuvend dhe të paraqesë këto shqetësime të konfindustrias që nuk janë vetëm të saj por të të gjithë familjarët dhe shqiptarët.’- tha Meta.

Vetëm pak javë më parë, Report Tv mësoi se Berisha e Meta vlerësuan mundësinë që dy skuadrat politike që përfaqësojnë, të rreshtohen në garën elektorale me kandidatë të përbashkët, siç ndodhi dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, përmes koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Megjithatë, pas protestës së Ilir Metës te inceneratorët, i gjithë spektri politik dyshoi për një koalicion, kjo pasi Berisha nuk ishte prezent në tubimin e ish presidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Partia e Lirisë kërkoi kandidat të përbashkët për vendoret/ Braimllari: Kemi përfaqësues dinjitozë! Synimi, t’i kthejmë Bashkitë në Parlamente vendor

Ilir Meta bëri thirrje sot që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët, por rast se nuk gjendet dakordësia me Sali Berishën, për të përzgjedhur bashkërisht kandidatin për zgjedhjet vendore të 2023, Sekretari Organizativ I Partisë së Lirisë Endrit Braimllari shpjegon planin B.

Për Report Tv, Braimllari thotë se Partia e Lirisë i ka potencialet e duhura për të vështirësuar pozitat e maxhorancës në garën elektorale të pranverës së vitit të ardhshëm.

Në kuadër të organizimit të PL, çështja e zgjedhjeve lokale ka marrë vëmendje maksimale, jo thjesht për përgatitjet, por duke hartuar edhe një strategji mbi këtë proces. Do të mbledhim fillimisht organet drejtuese, do të vendosim më pas, do të thërrasim edhe Konventën Kombëtare. Ju garantoj që Partia e Lirisë i Ka gati të gjitha potencialet për t’u përfaqësuar në mënyrë dinjitoze.

Më shumë sesa fitorja e disa bashkive, Braimllari thotë për Report Tv, se dërgimi I përfaqësuesve opozitarë në Këshillat Bashkiakë, është thelbësore për të rikthyer pushtetin vendor në funksion të qytetarëve.

“Ne I konsiderojmë shumë të rëndësishme zgjedhjet locale, si një moment nga ku do të nisë procesi I llogaridhënies ndaj pushtetit vendor. Sot të gjithë kryetarët e emëruAR NGA Rilindja nuk kanë ku japin llogari sepse nuk ka zëra kundër në Këshillat Bashkiakë. Synimi ynë është t’I kthejmë në parlamente të vërtetë vendor, aty ku të dëgjohet zëri I qytetarëve.

Thirrjen për të dalë me kandidatë të përbashkët, Partisë Demokratike ia kanë adresuar edhe aleatët e tjerë opozitarë, por në kushtet kur selia blu nuk ka tejkaluar krizën e brendshme, ende nuk ka marrë një vendim.

Ora 14:03
Zgjedhjet lokale 2023, Meta: Opozita të dalë me kandidatë të përbashkët! Nuk jemi në kushtet që të jemi të ndarë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se i ka dërguar mesazh të qartë Sali Berishës që në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm të dalin me kandidatë të përbashkët pasi nuk janë në kushtet që të jenë të ndarë. Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku Meta iu përgjigj duke thënë se fitorja është e rëndësishme dhe këtë mund ta arrijmë me një kandidat të përbashkët. 

“Për zgjedhjet vendore kemi nisur përgatitjet dhe së shpejti do të mblidhemi për zgjedhjet që afrojnë. Është moment historik se Shqipëria do të ndahet nga një model një partiak. Çdo forcë politike ka ambiciet e saj për nivel të çdo bashkie dhe në këtë drejtim, kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD dhe të gjithë të tjerët.

Në mënyrë të padiskutueshme, për ne interesi kryesor është fitorja e opozitës, vendosja e demokracisë vendore. Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë u kthyen në bunker të vërtetë. Shihni pagat nëpër bashki.

Ka shumë më të punësuar në rilindje sesa ka patur në 400 e ca bashki e komuna. Është psikologji e tyre thjesht për efekte elektoralë. Opozita duhet të dalë në të gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët”, tha Meta.

Ora 13:59
Meta: Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva! Vendimet e qeverisë nuk kanë lidhje me shtetin ligjor

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se Shqipëria ka nevojë ulëritëse për protesta dhe greva. Për këtë i referohet institucioneve arsimore turke që janë mbyllur me vendim qeverie për shkelje ligjore. Sa i përket paralajmërimit të PD për protesta dhe greva, Meta nuk dha një përgjigje konkrete se do të jenë pranë Sali Berishës.

“Lidhur me protestat, kemi thënë që vendi ka nevojë ulëritëse kudo dhe në cdo nivel që ka shkelje të ligjit, korrupsion, vjedhje, skena krimi e grabitje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë, çdo ditë ka protesta e greva të fëmijëve, nxënësve, parashkollorëve, prindërve, gjimnazistëve. Besoj jeni njohur me vendimet absurde që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor, me sigurinë juridike ndaj fëmijëve, nxënësve, prindërve siç janë aktet e fundit të qeverisë. Pasi ka filluar shkolla e kopshti, në mënyrë arbitrare gjenden sebepe që s’kanë lidhje me ligjin. Kanë qenë institucione model për një kohë të gjatë për të bërë akte të tilla se sa e rëndësishme që e gjithë shoqëria të reagojë fort. Qeveria ka synim të shkaktojë trauma te fëmijët. Edhe aktet e gjykatës dje janë të paligjshme, tregojnë kapje të plotë nga qeveria”, tha Meta.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 28/09/2022 08:16

    Mos o zot.Parlamentet vendore jane baze ideologjike e praktike per hajdutlleqe e rushfete e natyrisht korrupsion masiv. Kte perfaqeson e don Ilir Meta kte don ai.

    Përgjigju
  • Besi: 27/09/2022 19:26

    Po o njeri i peshtire qe i ke vjedhur shqiptaret ke vite

    Përgjigju
  • Joni: 27/09/2022 19:26

    Ky iliri esht rob pa plan qe mendon se e duan akoma

    Përgjigju
  • Pajti: 27/09/2022 18:53

    Ca do bashkosh ti m ato 50 veta qe kishe te protesta hahahahah

    Përgjigju
  • Bori: 27/09/2022 18:52

    Edhe bashke edhe vec te humbur jeni

    Përgjigju
  • Bledi: 27/09/2022 18:17

    Pse smendo qe t “shpetosh” koken tende m like po merresh me lloqe

    Përgjigju
  • Ismail: 27/09/2022 18:16

    Hahahah dhe kjo gje kishte ngel pa u bo m like me dhen mesazhe ndaj opozites ghaaa

    Përgjigju
  • Deni: 27/09/2022 18:10

    Po ik mor se ti je per burg jo me dal ne fushate

    Përgjigju
  • Jani: 27/09/2022 18:09

    Normal qe si keni kushtet qe te jeni te ndare se nga 50 vota do merrni

    Përgjigju
  • Ali: 27/09/2022 17:05

    Me qene prokuroret e gjykatësit ne rregull mund te behet vendi,vetem tek ne ndodh qe jane ba dosjet e politikaneve mullar ne spak,e spaku merret me gjëra te thjeshta.

    Përgjigju
  • Turi: 27/09/2022 14:12

    Qe te bej prokopi ky vend duhet te mbyllen ne parlament te gjithe politikanet pa asnje mungese dhe duhet ti djegesh si jane perndryshe keta mostra te pafytyre nuk e lene te behet ky vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024