Humbja e thellë në Kukës, justifikohet Meta: Tregues që shteti kontrollon votën! Vijoj bashkëpunimin me Berishën për fuqizimin e opozitës

Dyshja Berisha-Meta duket se nuk do të ‘shkrihet’ edhe pas humbjes së thellë në 14 maj, e madje edhe në ripërtëritjen e tyre në Kukës. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Malkoku, Meta vijon të mohojë se zgjedhjet e Kukësit kanë qenë reale dhe demokratike ndërsa u shpreh se bashkëpunimi vijon

“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin... kjo s’ka lidhje. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë botën e qytetarëve shqiptarë. Pastaj nga kalimi në fitore në fitore kjo është histori e së kaluarës.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit.

Kemi ditët e fundit edhe pranimin e fajësisë më në fund përpara gjykatës federale të Uashingtonit përsa i takon rolit të tij me Shqipërinë. Është e qartë që McGonigal ka bërë çdo gjë në këmbim të marrjes së porosive nga Rama për të goditur opozitën. PL do bashkëpunojë çdo faktor që nuk bëhet zgjatim i zinxhirit të Ramës.”- tha Meta.

Ish kreu i shtetit nuk e sheh si dëmtim të partisë së tij bashkëpunimin me Berishën, madje ai thotë se ka përvojë e eksperiencë ndërsa akzuzon kryeministrin se ka dëmtuar opozitën. Sipas tij, Rama ka bashkëpunuar me ish agjentin e FBI-së, McGonigal për të dëmtuar opozitën, si dhe ka ndërhyrë për t’i dhënë vulën e PD-së zyrtare Lulzim Bashës.

Humbja e thellë e bashkisë së Kukësit, me mbi 5500 vota diferencë u komentua një ditë parë edhe nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” Emri Vata, që tha se në Kukës ministrat zbarkuan për blerjen e votës.

Por PD zyrtare reagoi ashpër duke thënë se rezultati i Kukësit ishte një refuzim i dytë për Metën e Berishën dhe jo një fitore e socialistëve. 

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit u fituan me 13025 vota nga Albert Halilaj, përkundrejt 7431 të Emri Vatës. Halilaj nuk fitoi vetëm ndaj kandidatit të Berishës e Metës, por dhe ndaj vetë Safet Gjicit, duke marrë rreth 2000 vota më shumë se ai më 14 maj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
A po ju dëmton bashkëpunimi me Berishën? Meta: Ai ka përvojë dhe eksperiencë, vulën ja ka marrë Rama

1695730085_fddfff.JPG

Kreu i PL-së Ilir Meta nuk e sheh si problematike bashkëpunimin me Berishën ndonëse është non grata. Ai vijon të fajësojë Edi Ramën se përmes, sipas tij, bashkëpunimit me McGonigal si dhe mbajtjes nën kontroll të gjykatave, është krijuar me dirigjim të kryeministrit  ky ngërç për Berishën.

“Unë nuk jam këtu për t’ju folur juve për vlerësimet e mia për këto çështje. Unë jam këtu për të shprehur respektin tim të thellë për parimet e demokracisë.  Bashkëpunimi ynë pa asnjë diskutim në vlerësimin tim mbetet qendra e gravitetit për shkak të asaj përkrahjeje që ka. Vulën këtu e kanë gjykata e Edi Ramës dhe kuptohet që çdo gjë është shumë e sqaruar.  Berisha ka rol të rëndësishëm në këtë drejtim, ka përvojën dhe eksperiencën, bashkëpunimi ynë është për të mbrojtur parimet dhe vlerat tona demokratike.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A ha: 26/09/2023 15:39

    A-ha ka ik ky, sbohet mo.

    Përgjigju
  • Linda: 26/09/2023 15:09

    Berisha dhe Meta pervojen e tyre si politikan e perdorin per te shkaterruar vendin dhe mbushur bankat e tyre personale si hajdut te degjeneruar qe jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Duhet edukim si të përdoret

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Duhet edukim si të përdoret