Meta sulmon ambasadorët: Janë kthyer në lecka të Edi Ramës, mbështesin Dvoranin për të kapur 'Kushtetuesen'

Meta sulmon ambasadorët: Janë kthyer në lecka të Edi Ramës, mbështesin Dvoranin për të kapur 'Kushtetuesen'

Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka sulmuar diplomatët e huaj në Shqipëri duke i quajtur lecka të Edi Ramës. Në studion e emisionit Open teksa u pyet mbi vendimin për të shpallur 'non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt. Meta tha se qëndrimet e Borchardt janë të ndryshme nga ato të OSBE.

Kreu i Shtetit deklaroi se kreu i KED Ardian Dvorani ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për të marrë në dorë Gjykatën Kushtetuese për llogari të kryeministrit Edi Rama.

"Nuk është në të drejtën e një ambasadori të vërë në dyshim dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Ka qenë shumë i lartë edhe raporti i OSBE/ODIHR që dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Qëndrimet e tij janë të ndryshme nga OSBE. Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës dhe po e teprojnë shumë. Jo vetëm që janë bërë palë me Edi Ramën por janë i vetmi justifikim për çdo shkelje të lifgjit. Ai gjithmonë i përdor këta për të kapur sistemin e drejtëisë. Ne zbuluam Katicën tonë, Katica jonë është Dvorani. E kam paralajmëruar këtë që në korrik-gusht.

Amabadorët të heqin dorë nga lobimet se po dëmtojnë vendet e tyre. Ndërkombëtarët janë përgjegjës. E kemi të qartë që ka pasur një lobim të fortë për t'i dhënë të gjithë drejtësinë Edi Ramës. Për fat të keq ata kanë bërë çdo gjë për t'ia dhënë Edi Ramës. Kanë provokuar opozitën që t'ia jepnin Edi Ramës institucionet.

Dvorani ka marrë disa garanci. Nëse ka ndërkombëtarë që mendojnë se në vend që të zgjidhet çështja në mënyrë kushtetuese dhe nëse i çojnë mesazhe presidentit të Republikës thonë se Vorpsi është në rregull. Kjo është tepër e qartë. Unë nuk ndërhyra kur u zgjidh çështja e prokurorit të Përgjithshëm. Në asnjë rast nuk mundet të merret një funksion kushtetues me ligj", u shpreh Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 19/11/2019 07:47

    Te zgjedhesh njerez qe s'kane kaluar vettingun dhe me rekorde te erreta ne sistemin e drejtesise nuk eshte kapje e sistemit?! Palaço president.

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/11/2019 00:34

    VAZHDO z President per te miren e popullit Borchardi e tregoje veten se nuk eshte politikan PAVARSISHT TRUSHPELARIT BALLA QE DEL NE MBROJTJE Berndi ate GISHTIN ta fuse ne by...e ose ta prese

    Përgjigju
  • Gazmend K.: 19/11/2019 00:07

    Nuk është një shenjë e mirë që President Presidenti Meta ’i ka rritur gabimet e tij. Gabimet janë produkte të gjendjes së mendjes. Sulmi ndaj institucionit të OSBE-së arritjet e tij të gabuara.Duke e shpallur Borchardt një 'persona non grata' Meta është tërhequr në një luftë me kaq shumë fronte sa nuk mund të fitojë kurrë. Ky ka qenë gabimi më i madh që unë mendoj. Borchardt është një vidhos e një rrjeti të madh ndërkombëtar institucional. Me këtë gabim të pazakontë, ai i ka dhënë automatikisht Ramës 'mandatin e tretë në detyrë'. Kjo gjithashtu do të thotë që 'opozita e re politike' në Parlament do të krijojë rrënjë në këtë fushë politike. Mirupafshim PD, LSI, PR dhe të tjera.

    Përgjigju
  • O tej: 18/11/2019 23:11

    Je bere si llazore gazi i botes o koklope

    Përgjigju
  • Sami ameni: 18/11/2019 22:06

    DVORANIT RRUAJA T...ET ,,,Z ILIR KRYEMADHI,,,...

    Përgjigju
  • Alboz: 18/11/2019 21:52

    Ky bufi, kujton se të gjithë, të mbrëndshëm e të jashtëm do meren me ktë legen. Nuk e kupton që sja var më njeri. As e shoqja hundë derrja. Dridhu o like hajduti se po të vjen fundi. Shkruaji budallallëqet tënde të fundit me gërma ari në faqet më të errëta të historisë. Presidenti më kot i shqipërisë dhe më i sëmurë për pak pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë