TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka shpallur 'Non grata' në presidencë ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, pasi sipas tij, ka vënë në disktutim dekretin e 5 muajve më parë të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, dhe nga incidenti i ndodhur në kryeqytet ku ambasadori i tregoi gishtin e mesit disa protestuesve.
Meta thotë se ambasadori nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.
"Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:
Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t'i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë", thuhet në shkresën që presidenca i dërgon Zyrës së OSBE-së.
Nga selia blu ku mori pjesë në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, Borchardt ka refuzuar të komentojë këtë veprim të presidentit Ilir Meta, ndërs i ka kërkuar gazetarëve ta lënë të qetë. Ai ka deklaruar se OSBE është organizatë që kërkon dialog mes palëve.
Ambasadori i OSBE u përfshi në një incident me banorët e Astirit më 13 Tetor. Teksa po dilte nga hyrja e një pallati tek "Myslym Shyri" një prej banorëve të Unazës së Re që po protestonte para drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e banorëve të 'Astirit' i tha "Shame on you" ndërsa ambasadori reagoi duke i treguar gishtin e mesit. Pas incidentit Borchardt kërkoi edhe ndjesë publike.
Çfarë deklaroi Bochardt pasi Meta nxori dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit?
Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt tha se u takon institucioneve shqiptare te zgjedhin cila palë ka argumentet më të mira ligjore. Sipas kryediplomatit, çfarë po ndodh është çështje mes Parlamentit, Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Ai u shpreh se deklarata e Presidenti Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet është çështje e brendshme ndërsa shtoi do të jenë institucionet shqiptare që do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore, duke mos u pozicionuar pro apo kundra tij.


Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella. Ajo që ra në sy ishte pikërisht mungesa e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili është prezent në çdo takim zyrtar që OSBE zhvillon me personalitet në vend.
Takimi u zhvillua vetëm pak orë pasi presidenti Ilir Meta shpalli 'non grata' kryediplomatin duke deklaruar se ai ka vënë në disktutim dekretit e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit dhe i ka nxjerrë gishtin e mesit disa protestuesve.
Shqiptarja.com mëson se ky takim ka qenë i programuar në axhendë prej dy ditësh dhe kjo ka qenë arsyesja që kreu i shtetit ka dërguar shkresën pikërisht ditën e sotme për t'i ndaluar Borchardt vizitën zyrtares në institucionin e presidentit.
Kreu i Shtetit falënderoi Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për mbështetjen që ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike të vendit, duke kërkuar njëkohësisht vëmendje dhe angazhim edhe në të ardhmen në ruajtjen dhe forcimin e vlerave që Organizata dhe shtetet pjesëmarrëse mishërojnë.
Meta deklaroi se duhet zbatuar Reforma në Drejtësi, sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.
Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e sinqertë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020”, - vijoi Presidenti i Republikës, “dhe, në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”. Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën.
-
Ti baba xhike je njesh per ne portokalli,ti mender te ha ate qe nuk thuhet.
Përgjigju -
Me ne fund nje burre taman edhe pse hajdut
Përgjigju -
Bravo, neser shpalli lufte Kapitalizmit Perendimor dhe jepi medaljen e Kalorsit Kim Yongut
Përgjigju -
Meta po nuk u fut ne burge do haje njerez.Ai duhet izoluar nje ore e me pare ne cmendin.
Përgjigju -
Jo po e ka kap frika meten nga spaku jo ka frike nga nderkombetaret...ky akt duket hapur qe tregon te kunderten...as qe i rruhet fare dhe per me teper i mbyll deren e presidences si institucion nje zyrtari te larte nderkombetar...tani dy rruge jane...o eshte komplet k*r...ose ai vet beson se eshte ne rrugen e duhur ligjore per te mbrojtur kushtetuten me cfaredo lloj kostoje! Kjo mbetet per tu pare...koha do e tregoje dhe do e gjykoje...jo ne ketu!
Përgjigju -
Shiko flori....veprimet e tua janë njesoj si:1-të një kapobande në Napoli të dalë jashtë kontrollit.2-të një të kapuri në video për vjedhje.3-të një mercenari që djeg gjithëçka që del përpara 4-të derri përpara se të ngordhë!Edhe diçka tjetër,per pak harrova,nga vëndi im,vendi i shqiptarëve ke grabitur dhe vrarë....dhe vëndi im dhe vëndi i shqiptarëve do ta japi përgjigjen e duhur ty dhe vetëm ty!
Përgjigju -
Ky kokloqe ka ikur për lesh shumë më parë sepse është stalinist i ndyer...!!!
Përgjigju -
Hallall ta beft zoti o Ilir Meta
Përgjigju -
Po ti vrave 4 shqiptare per bllokun tende dhe i the kokepalare o zot ky po shikon fundin.
Përgjigju -
Ne kete dite te pafsha o katunar, duke deliruar dhe u mbushur nga frika. Dashte Zoti nuk eshte e larget dita kur te shohim pas hekurave.
Përgjigju -
Ky dashka me ik per lajthitje meqe e parashikon kushtetuta ahaha
Përgjigju -
Like KokëBreshka i paska bërë NDER AMBASADORIT të RESPEKTUAR BORCHARDT !! Like HAJDUTI ! Like MAFIA ! Like GRABITQARI ! Like PLAÇKITËSI ! Like KRYEHAJDUTI dhe KRYEKUSARI i THESARIT të SHTETIT !!! Edhe në Republikën e Kongos apo Sierra Leone NUK është arritur të VIDHET dhe të GRABITET FLORIRI i SHTETIT !!! Këtë e ka bërë vetëm Likja nga Skrapari dhe do gdhëndet me Shkronja Çeliku tek HISTORIA e SHQIPËRISË ndër BREZA si HAJDUTI më i URRYER dhe më i NEVERITSHËM i SHQIPËRISË dhe Popullit më të Varfër në EUROPE !!
Përgjigju -
Mafia Ilir Meta!
Përgjigju -
Zoti president qe te ka hyre shume vetja ne qejf Borchardt as qe i vete ne mendje te takoje personazhe si puna jote ti ke miq te tjere kallakun e ate pseudo gazetarin. Ty zotrote do trokasesh te dera e Borchardt po tani eshte vone. Sjellje e neveritshme nga kush na perfaqeson. Turp..
Përgjigju -
Sa turp. I vetmi ambassador qe eshte Pro reformes zgjedhore dhe perfshirjes se partive te vogla. Z. Meta eshte bere si femrat e showbiz, gjen patjeter dicka perdite te dale ne gazeta.
Përgjigju -
Lufte Imperializmit Amerikano- Gjerman
Përgjigju -
Ty te ka shoallur populli ne kohe non grata mo kokelope
Përgjigju-
Jo kokelope por kokeloqe
-
-
I plasi shume t*api OSBE per Meten. Ata tashme e e kan izoluar dhe injoruar. Meta po jep gerhamat e fundit.
Përgjigju -
Aman Monen ku e kam pa ambasadori vate puna
Përgjigju -
Mos valle Presidenca eshte prone private qe shpall person non grata anbasadorin e OSBE ? Po ato anetare te LSI ,a duhet te denohen per parudhat qe shkruajten ne shtepine e tij.Ambasadori kerkoj falje publike dhe shqiptari e pranon faljen
Përgjigju -
Ky legen president ia ka bere gropen vetes me kohe, por me keto veprime prej skizofreni po i ben gropen Shqiperise ne syte e partnereve.
Përgjigju








Komente
Komento