Meta sulmon qeverinë: Hapin tender për blerje energjie 3-5 vjet, çmimi i fiksuar 123 euro më i lartë se në bursë! 14 maji do i thojë mjaft korrupsionit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë për një aferë korruptive në sektorin e energjisë elektrike. Meta thotë është hapur një tender për blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 3-5 vite.

Sipas Metës, por kryhet abuzim pasi në dokumentet e tenderit, çmimi i fiksuar i blerjes është 270 euro për megavat ndërsa në bursë është 147 euro për megavat. Po ashtu ngre pyetjen se çfarë do të ndodhë në periudhën kur Shqipëria do të ketë prurje dhe do arrijë të prodhojë energji.

Në përfundim, Meta i bën thirrje qytetarëve që të rrëzojnë pushtetin e Edi Ramës në zgjedhjet e 14 majit përmes votës.

“Bëma më e fundit që po përgatit rilindja përmes KESH është aferë për hapjen e tenderit për blerje energjie 3-5 vjet. Kjo aferë planifikon një vjedhje në një ndër sektorët më të abuzuar nga Rilindja, atë të energjisë elektrike. Shqipëria ka prodhuar gjithmonë energjinë që duhet për konsumatorët shqiptarët. Në 2021 ka prodhuar 5 terramegavat nga 4.5 që janë nevojat e vendit. Aktualisht paguajmë 94 mijë euro në ditë për anijet e Vlorës që duhet të prodhonin 100 megavat.

Në dokumentet e tenderit, çmimi i fiksuar i blerjes është 270 euro për megavat ndërsa në bursë është 147 euro për megavat. Diferencat janë kolosale. Është e qartë se babëzia e Rilindjes për të mbyllur tenderin korruptiv të radhës nuk pret. Dihet që KESH ka shitur energji me çmime shumë më të ulëta se në bursë. Me këtë tender korruptiv që gjoja do blejë energji, lind pyetja se çfarë do ndodhë në kohë prurjesh? I bie që KESH do shesë 50 euro megavati dhe prej këtij tenderi do e blejë me 270 euro megavati.

Shqipëria përmbush me lehtësi nevojat e saj dhe mund të eksportojë në mënyrë të vazhdueshme energji. Korrupsioni ka penguar shfrytëzimin e gjithë këtyre burimeve. 14 maji është ditë shumë e rëndësishme ku fuqia e bashkimit dhe vota e ndëshkimit do i thotë Rilindjes do i thotë mjaft korrupsionit që po dëmton çdo qytetar të ndershëm”, tha Meta.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR FATKAR GAZI ÇAFAJ: 20/03/2023 14:54

    O Ilir Meta e vërteta po a ke 2 pare men mor Iliri Spiun po a e shikon ti që sëbashku me BURRIN tat Monika kok öopën jeni njërzit më të urryer të Shqiptarve. Po në zgjedhje atë të gjatin do merni bur e grua mor maskarenj njerëz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet