Meta takim me banorët e 5 majit në Tiranë: U garantova se askush nuk do hedhë gaz apo t'i nxjerrë nga shtëpitë e tyre

Meta takim me banorët e 5 majit në Tiranë: U garantova se askush nuk do hedhë gaz apo t'i nxjerrë nga shtëpitë e tyre

Meta nga takimi me banorët e 5 majit

Kryetari i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e njësisë numër 8, pra të 5 majit. Meta thekson se u ka garantuar se askush nuk do të hedhë gaz në shtëpitë e tyre dhe se nuk ka për t’i nxjerrë njeri në mes të katër rrugëve.

“Në takimin me përfaqësues të Njësisë Nr.8 në kryeqytet i garantova se koha e nëpërkëmbjes së të drejtave të tyre dhe pronave do të marrë fund shumë shpejt e përgjithmonë. Askush nuk do të guxojë t'u hedhë gaz në shtëpitë e tyre për t'i nxjerrë dhunshëm në mes të katër rrugëve. Ligji, humanizmi, transparenca dhe Llogaridhënia do të na udhëheqin në çdo vendimmarrje në shërbim të komunitetit.

Fuqizimi i Partisë të Lirisë, garanci për t'u dëgjuar zëri i qytetarëve dhe zgjidhur shqetësimet e tyre!”- shkruan Meta.

Kujtojmë se prej muajsh banorët e lagjes ‘5 maji’ kryesisht me pankarta në duar dhe me Nënë Lizën në krye, që u shndërrua simbol i protestës, kanë kërkuar takime me deputetët duke theksuar se nuk do të firmosin asnjë marrëveshje pa pasur një dëgjesë publike që t'u tregojë me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Kjo protestë vjen pas shembjes së 7 banesave te '5 Maji' në 19 janar. Në total, u prekën 430 banesa nga projekti i rindërtimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës