Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Ye Hao
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi punën e Ambasadorit Ye Hao dhe kontributin e tij të veçantë në forcimin e miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tij në shërbim të bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë dhe Kinës.
Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se Kina përfaqëson jo vetëm një vend mik të çmuar por edhe një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të mbështesë intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme mes Shqipërisë dhe Kinës.
Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës z. Ye Hao shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe theksoi se Kina e konsideron Shqipërinë si një vend mik të veçantë, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi ekonomik e tregtar do vijë duke u thelluar më tej.
Në përfundim Ambasadori Ye Hao e falenderoi Kryetarin Meta për vëmendjen dhe mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com