TIRANE - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, uroi të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures nga selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Duke folur për mediat pas vizitës, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kjo festë simbolizon simbolizon sakrificat që janë bërë në emër të lirisë dhe besimit.

“Dëshiroj të bëj një urim për të gjithë besimtarët me rastin e ditës së ashures, që simbolizon sakrificat në emër të lirisë dhe besimit”, u shpreh Meta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)