Kryetari i LSI Ilir Meta është takuar më ish-Presidentin e SHBA Bill Klinton në Vienë, gjatë punimeve të Konferencës për Demokracinë dhe Fuqinë Ekonomike. Konferenca u organizua nga Qëndra për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC).

Gjatë takimit Ilir Meta dhe Bill Klinton vlerësuan zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon gjatë viteve të fundit. Ato vunë në dukje se përpjekjet e përbashkëta gjatë dhe pas luftës së Kosovës, krijuan stabilitet afatgjatë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Meta i shprehu ish-Presidentit vlerësimin e tij dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për kontributin e çmuar në shërbim të paqes, dialogut dhe rritjes së bashkëpunimit në Ballkan.

Gjatë takimit Meta informoi Klinton, rreth ndryshimeve në marrëdhëniet mes vendeve fqinje, veçanërsht në spektrin e lëvizjes së lirë, shkëmbimeve tregtare dhe dialogut politik mes qeverive respective.

Gjatë bashkëbisedimit u shpreh vlerësimi se dialogu dhe bashkëpunimi pa pengesa është e vetmja rrugë pëpara për të siguruar prosperitetin ekonomik të qytetarëve dhe se Shqipëria në këtë drejtim ka ditur të bejë gjënë e duhur.

(fj.di/shqiptarja.com)