Meta takon Ministrin e Kosovës për FSK-në: Ju mbështes për Ushtrinë, do të kontribuojnë për paqen në rajon

Meta takon Ministrin e Kosovës për FSK-në: Ju mbështes për Ushtrinë, do të kontribuojnë për paqen në rajon

Presidenti Ilir Meta dhe ministri Rustem Berisha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme Ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rustem Berisha.

Ministri Berisha siguroi Presidentin Meta se me ndryshimet ligjore të fundit për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës nuk realizohet thjesht dhe vetëm ndryshimi i emërtimit por garantohet ndërtimi i një Force multietnike, profesioniste, të mirëpajisur dhe me kapacitete, e aftë për të marrë përgjegjësitë e Kushtetutës së Kosovës, për sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

Ndërsa në fjalën e tij, presidenti Meta shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet legjitime të institucioneve të Kosovës për transformimin e FSK në Forca të Armatosura. 

Inkurajoj institucionet dhe aktorët kryesorë të Kosovës për vijimin e dialogut, konsultimeve dhe bashkëpunimit me SHBA, BE, NATO-n dhe vendet e rajonit. Shpreh besimin se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, përveç garantimit të sovranitetit të vendit do të kontribuojnë edhe për paqen e stabilitetin e rajonit.

Ilir Meta, president 

Në fund të takimit Presidenti Meta, vlerësoi përpjekjet e Ministrive të Mbrojtjes të dy vendeve për të përmirësuar e forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke realizuar projekte te përbashkëta në emergjencat civile, arsimimin, stërvitjen dhe sigurinë kibernetike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 09/11/2018 15:27

    Mbeshtete ti shtetin tend,qeverine tende e popullin tend.Kosova kurre mos mbet ne doren e mbeshtetjen tende. Degjo or primitiv e naiv nderkombetaret jo vec inatet e menine tende kunder Rames, yshjet e inatxhive te tjere rreth teje qe, ndaj Rames qe te beri President.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin