Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ditën e sotme zv/Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard. Meta dhe Millard vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.

Shqipëria e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.

Ilir Meta, president

Meta dhe Millard diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Më konkretisht Meta dhe Millard biseduan për dialogun Kosovë-Serbi duke e vënë theksin te arritja e marrëveshjes mes dy vendeve.

Me rëndësi finalizimi i dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes. Marrëveshja Kosovë-Serbi garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Meta-Millard theksuan edhe rëndësinë e suksesit të referendumit në Maqedoni. "Suksesi i referendumit në Maqedoni me rëndësi për të ardhmen europiane të të gjithë rajonit", thanë dy bashkëbiseduesit.