Meta te DEA, Pirro Lutaj:
Si drogmeni te antidroga

Meta te DEA, Pirro Lutaj: <br />Si drogmeni te antidroga
TIRANE – Nuk ka kaluar pa komente vizita e ish-zv.kryeministrit dhe kreut të LSI, Ilir Meta në SHBA, vizitë që ka ardhur vetëm pak ditë pas përfundimit të një vizite tjetër nga ana e politikës shqiptare në Uashington, dhe pikërisht nga kreu i PS, Edi Rama. Takimi i Metës me kongresemenë, por dhe me zv.ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Filip Rikër nuk ka shkaktuar reagime aq të forta, sa ka shkaktuar takimi me një zyrtare të lartë amerikane, institucioni të cilin ajo drejton nuk ka ndonjë lidhje me takimet me liderë partiakë botërorë.

Kështu, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Ilir Meta u prit në Agjencinë Federale kundër Trafikut të Drogës (DEA), nga Kreu i ketij institucioni, Administratorja Michele M. Leonhart. Kaq është dashur që ky takim të hyjë në lojën e komenteve mediatike dhe politike në Shqipëri, pasi Ilir Meta, përpos kryetar i LSI nuk mban asnjë post zyrtar, Ministër i Brendshëm apo diçka tjetër që të ketë lidhje me luftën kundër drogës në Shqipëri. Madje as ministrat e tij nuk kanë asnjë lidhje me dikasteret e luftës kundër drogës, pasi njëri mbulon diplomacinë, tjetri shëndetësinë dhe i treti mbulon ekonominë.

Pikërisht këtu ka lindur "saga" e debateve dhe përplasjeve politike, ku as të qenit i Metës tashmë së fundmi anëtar i thjeshtë i Komisionit parlamentar për Integrimin, nuk i ka fashitur këto debate në ambjentet politike dhe publike. Së fundmi ka reaguar dhe komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare, përmes deputetit socialist Pirro Lutaj, i cili e cilëson këtë takim të kreut të LSI, Ilir Meta si një përpjekje për të mbuluar dhe nxjerrë jashtë loje akuzat e bëra ndaj tij.

"Nuk është çështje e Partisë Socialiste kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo është një ndërmarrje private që ka kryetar Ilir Metën, kryetaren e gruas Monika Metën, kryetarin e të rinjve një tjetër Meta. Për sa i përket qëllimit të takimit të tij me shefen e DEA-s në SHBA, mund të them se një drogmen shqiptar duhet të takohet më një të antidrogës në Amerikë për të treguar se nuk ka lidhje me drogën. Por kjo nuk është e vërtëtë", ka qënë deklarata e anëtarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pirro Lutaj për gazetën "Shqiptarja.com".

Ndërkohë teksa janë pyetur ekspertë të policisë që janë në polici dhe të tjerë që janë në politikë, ata sqarojnjë se një takim i tillë është anormal, pasi është tërësisht pa lidhje. Pikërisht këtë anormalitet ata e mbështesin dhe në mungesën e publikimit të takimit në faqen zyrtare të DEA-s amerikane, duke e argumentuar se vetëm kryeministri ose ministri i Brendshëm mund të realizojnë takime të tilla. Për ta situata nuk është aspak normale, ose është sponsorizuar një takim i tillë, për të hequr tërë akuzat nga vetja, ndonëse janë akuza të pavertetuara ndaj Metës.

(jm/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës

Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës