Meta telefon kryeministrin e ri të Greqisë: Marrëdhëniet mes dy vendeve do të fuqizohen

Meta telefon kryeministrin e ri të Greqisë: Marrëdhëniet mes dy vendeve do të fuqizohen

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar kryeministrin e ri të Greqisë Kyriakos Mitsotakis pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën ditën e djeshme në shtetin fqinj. Meta i ka uruar Mitsotakis suksese në detyrën e re.

Ai shprehet shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve do fuqizohen duke shtuar se progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë atje por edhe për të ardhmen e përbashkët europiane.

"Kënaqësi t'i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.
Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë .
Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane"
, shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer