Rrëzoi bindshëm Tsiprasin, betohet kryeministri i ri i Greqisë

Rrëzoi bindshëm Tsiprasin, betohet kryeministri i ri i Greqisë

Greqia zyrtarisht me kryeministër të ri. Kyriakos Mitsotakis është betuar në pallatin presidencial. Së bashku me kryeministrin e ri të Greqisë kanë qenë gruaja dhe fëmijët e tij  si dhe tre motrat.

Mitsotakis mbërriti në Pallatin Presidencial pak para orës 1 me gruan e tij Madeleine Grambovski, ndërsa ceremonia e betimit filloi në orën 1 pasdite në prani të Kryepeshkopit Leronymos, dorën e të cilit  Kyriakos Mitsotakis puthi pas betimit.

Pas ceremonisë dhe përpara nënshkrimit të protokollit të betimit, Kryeministri i ri pati një bisedë të shkurtër me Prokopios Pavlopulos. Partia Demokracia e Re e kryeministrit, Mitsotakis  ka marrë 39,85% të votave ose thënë ndryshe 158 deputet. Partia SYRIZA e Alexis Tsipras ka marrë 31,53% ose 86 ulëse në parlamentin grek. Partia e tretë renditet PASOK me 22 ulëse në parlament. Ndërsa Agimi i Artë përfundimisht ka mbetur jashtë.

Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i ri i Greqisë, ka shërbyer në krye të opozitës që nga viti 2016 dhe tashmë ia arriti që të rrëzojë Tsiprasin dhe të marrë drejtimin e Greqisë. Ndërsa ditën e sotme rreth orës 13:00 do të bëjë edhe betimin e tij si kryeministër. Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis menjëherë pasi fitorja e tij u konfirmua.

Që nga zgjedhjet e vitit 2015 Demokracia e Re i ka dyfishuar ulëset në Parlamentin grek. Nga 75 që kishte tashmë ka 158, kurse nga ana tjetër partia SYRIZA e Alexis Tsipras ka humbur 59 vende dhe tashmë do të ketë 86 deputetë nga 145 të zgjedhur në 2015.

Partia e katërt KKE do të ketë 15 deputetë, pikërisht të njëjtën prani parlamentare si në zgjedhjet e mëparshme.

Të ardhurit në parlamentin grek do të jenë "Zgjidhja Greke", e cila do të përfaqësohet nga 10 deputetë dhe "Dita 25" me 9 deputetë.

Rezultati:

Demokracia e Re - 39,85%

SYRIZA - 31,53%

KINAL - 8,10%

KKE - 5,30%

Zgjidhja Greke - 3,70%

Day 25 - 3,44%

ATHEX - 2,93%

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur