'Mitingjet po dëmtojnë vendin'/ Basha refuzon thirrjen për dialog, Meta për Report Tv: E kam të vështirë të flas...

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Durrësi ku ishte në kuadër të 7 Prillit në përkujtim të 80-vjetorit të rezistencës antifashite kërkoi nga shumica dhe opozita që të heqin dorë nga përdorimi i forcës me mitingje dhe antimitingje dhe të reflektojnë duke treguar vullnet për dialog. Ai tha se, demonstrimi i forcës është i panevojshëm dhe një gjë e tillë dëmton përparimet që ka bërë Shqipëria nga viti i mbrapsht, 1997-ta.

"Unë besoj vetëm te dialogu dhe vetëm te zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit. Besoj se pas vitit 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis e i inkurajoj të gjithë politikanët e përgjegjshëm kudo ku ata ndodhen, në mazhorancë apo në opozitë, të tregojnë që në këto 22 vite Shqipëria jo vetëm ka bërë përparime, por që edhe këto 22 vite nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe të demonstrimeve të forcës përmes mitingjeve, dhe antimitingjeve të panevojshme.

Aq më tepër që jemi edhe në prag të sezonit turistik, që dihet se është aq i rëndësishëm jo vetëm për Durrësin, por edhe tërë Shqipërinë dhe për ekonominë tonë. Kështu që unë besoj se ka një hapësirë të gjerë për të gjetur zgjidhjet e duhura dhe secili të reflektojë. Besoj se është detyrë e tyre që të tregojnë vullnet real për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës si dhe të udhëhiqen vetëm nga arsyeja dhe interesi i përbashkët
" deklaroi Meta. I pranishëm në momentin e vendosjes së kurorave me lule tek monumenti i Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, në qytetin e Durrësit me Metën ka qenë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e kreut të shtetit. Nga Rrogozhina ku ishte në një takim me simpatizantët, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të larguar Edi Ramën, ndërsa siguroi demokratët që nuk do të ketë kompromise dhe pazar (lexo këtu). I pyetur nga Report Tv mbi refuzimin e liderit demokrat për dialog me shumicën, Presidenti Meta pas meshës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë me rastin e 50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, u shpreh se "Pas kësaj meshe e kam të vështirë që të flas për këtë cështje".

VIDEO/Prononcimi i Metës pas refuzimit të dialogut politik nga Basha

Opozita ka djegur mandatet dhe ka dalë në rrugë në protesta sa herë ka seanca plenare, ndërsa në dy herë ka zhvilluar protesta kombëtare para Kryeministrisë, teksa po përgatitet për të tretën para selisë së qeverisë në 13 Prill, e cila është e nënta në total nga 16 Shkurti. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare.

Por Edi Rama është shprehur i vendosur se nuk do të dërgojë vendin në zgjedhje para vitit 2021 kur mbaron mandati. Të gjithë ndërkombëtarët nga SHBA dhe BE-ja e kanë cilësuar si të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet, ndërsa kanë dënuar edhe dhunën në protestat e PD dhe LSI-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardanet: 07/04/2019 14:24

    cdo gje qe ndodh ne Shqiperi jeni ju qe e trazoni , FRIKE nga drejtesia, thjeshte kerkoni konfunzion dhe bllokim te vendit .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 07/04/2019 14:11

    Ti je ai qe hedh gurin dhe fsheh doren.

    Përgjigju
  • Meta: 07/04/2019 12:17

    Po zonja e pare e shtetit,Pse nuk mdnalet!?kur di cka ka bere e ku gjendet ne ate vorbulle krimesh.Cili eshte morali I juaj ku r flisni per varferine e shqiptareve,kur Ju keni jkedhur pasuri marramendese,deshmojne vilate tuaja milionshe nga bregdeti shqiptar e deri ne Beograd

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Spiun Fundrrina: 07/04/2019 11:29

    Popujt e Europës kanë dalë nga kjo gjendje ku jemi ne sot, menjëherë pas Revolucionit Industrial rreth viteve 1760. Deri në shek e 18 ishin fiks sic jemi ne tani, sëpata, cfurqe, e thika. Të njëjtat vrasje të shëmtuara e kokfortësi si tek ne ne vitin 2019. Pra ne sot jetojmë në 2019 me fytyrën e 1800-ës!

    Përgjigju
  • One: 07/04/2019 10:51

    Ky i beri mitingjet thjeshte per te ushtruar presion qe te negocioje sa me fort. Keto nuk jane veprime per interes kombetar por per ate personal. Njerez hapni syte dhe mendjet.

    Përgjigju
  • Mona: 07/04/2019 10:51

    Trazirat i ben gruja jote Apo ste pjerdh Ju keni hallin e flotirit dhe pasurive Ne 2011 harrove qe u thoshje protestuesve halabak rrugac etj Kush te vuri ti presidentt Mos te shohi dite te.bardhe O spiun serb

    Përgjigju
  • Papi: 07/04/2019 10:49

    Akoma mendon se u plasi kari shqiptarve per qendrimet politike te nje hajduti si ti. Dhe mos dil me neper bote te na perfaqsosh se na nxive faqen.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 07/04/2019 10:34

    Mbushi mendjen asaj qe ke ne shpi dhe krevat nje here pastaj kerko ti mbushesh mendjen te tjereve. Hipokrizi ekstreme. Nuk je aspak i besueshem me qendrimin e zedhenisit te fshehur te oposites.

    Përgjigju
    • Vito: 07/04/2019 13:58

      Mitingjet e Satam e satshoqe jeni ba bashke nji QEN e nji Bushter e Po talleni me ato fakira qe skan Dhembe ne goje e i paguni me ardh ne mitigje me ju mbrujtur ju qe i keniani vjedh HAJDUT me 13 Qenefa ne nje SHPi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja