Meta thirrje qytetarëve: Kufizimet mos i shihni si privim, çdo sjellje e pakujdeshme mund të jetë fatale! S'kemi nevojë për eksperimente

TIRANË - Presidenti Ilir Meta tha se kufizimet e vendosura janë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe se askush nuk duhet ta shohë si një privim. Kreu i shtetit tha se nuk duhet bërë asnjë eksperiment duke hequr paralele me situatën e rëndë në Italinë fqinje ku numri i vdekje kalon me qindra në ditë.

"Thirrja imë është që të gjithë duhet t'i respektojnë kufizimet se janë për të mbrojtur çdo qytetar, dhe çdo sjellje e pakujdesshme mund të rezultojë fatale jo vetëm për ata por edhe familjarët. Po e shohim se çfarë po ndodh në Italinë fqinje me një sistem shumë herë më të konsoliduar dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Êshtë mjaft e rëndësishme të respektohen udhëzimet e autoriteteve të shëndetit por edhe të gjitha kufizimet që janë vendosur se janë në interes të të gjithëve dhe çdo qytetari. Nuk duhen konsideruar si privim por si mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike", tha Meta.

I pyetur nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë, Presidenti u shpreh: Kjo padyshim që do të ndodhë në kohën e duhur por duhet të kuptojmë që edhe policia edhe ushtrua, të gjitha janë në funksion të garantimit të një disipline që i mbron qytetarët nga pakujdesia dhe njëkohësisht është një mundësi për të dhënë ndihmën dhe kontributin në çdo rast të nevojshme që do të paraqitet. Kjo situatë kërkon angazhim të gjithë strukturave shtetërore, jo vetëm të bluzave të bardha duhet bashkëpunim dhe reflektim i të gjithëve dhe solidaritet i të gjithëve.

A ka Meta një koment për krizën politike në Kosovë në këtë kohë koronavirusi ku kërkohet rrëzimi i qeverisë?

"Nuk kam asnjë koment, urojmë më të mirën për përgjegjësi maksimale në këto momente edhe në Kosovë dhe është e rëndësishme që edhe atje të jetë prioritet shëndeti i të gjithë qytetarëve, megjithatë ata janë sovran në vendimet e tyre, për ne është parësor shëndeti i vëllezërve tanë atje, dhe së dyti është parësore stabiliteti dhe normalitet, kuptohet përgjegjësinë e kanë aktorët atje", përfundoi Meta.

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Katedralen katolike, pas thirrjes urgjente të QSUT-së  ku mori pjesë në seancën e dhurimit te gjakut për personat që kanë nevojë për transfuzione gjaku.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin