Meta: Toleranca fetare është një pasuri e çmuar për shqiptarët

Presidentit i Republikës, Ilir META mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”, i realizuar nga Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim dhe PNUD.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Brian Williams, drejtues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, etj.

Në fjalën e rastit të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Meta vlerësoi përpjekjen e rëndësishme të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe PNUD-it për të realizuar një studim që për nga natyra e brendia është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Shqipërinë.

“Studimi serioz “Toleranca fetare në Shqipëri” përpiqet të japë një pasqyrë të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vendin tonë në ditët e sotme. Në dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912 është nënshkrimi i disa prej klerikëve më të mëdhenj të kohës; Dom Nikoll Kaçorri, Myftiu Vehbi Dibra, Bab Dud Karbunara, etj. Këta por edhe shumë të tjerë, hodhën themelet e shteti shqiptar “të mosvarun”, të bashkuar dhe bashkëpërfshirës të të gjitha bashkësive fetare në vend”, - tha Presidenti i Republikës, duke theksuar rolin konstruktiv të udhëheqësve fetarë të vendit dhe i klerikëve në ndjekjen e traditës më të mirë të themeluesve të pavarësisë dhe në lartësinë e duhur historike të ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

Institucionet shtetërore sot kanë detyrë dhe obligim mbështetjen e institucioneve fetare në vend, sepse roli i shtetit për të ruajtur dhe inkurajuar në të ardhmen jo vetëm bashkëjetesën, por dhe dialogun, bashkëpunimin e harmoninë e përditshme mes bashkësive, qytetarëve dhe besimtarëve është i pazëvendësueshëm dhe shumë i rëndësishëm. Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtat e Bashkësive Fetare tradicionale në vend si edhe të grupeve më të vogla fetare dhe besimtarëve si individë. Këtë harmoni të shkëlqyer fetare nuk duhet ta marrim të mirëqenë përgjithmonë, por duhet ta forcojmë e përsosim çdo ditë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta

Më tej, ceremonia vijoi me prezantimin e raportit nga përfaqësuesit e Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim.

Është kënaqësi e veçantë për mua t’ju bashkohem sot për të promovuar një përpjekje të rëndësishme të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe PNUD-it, një studim i cili për nga natyra e brendia është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Shqipërinë.

Studimi serioz “Toleranca fetare në Shqipëri” përpiqet të japë një pasqyrë të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vendin tonë në ditët e sotme.

Në dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 1912 është nënshkrimi i disa prej klerikëve më të mëdhenj të kohës; Dom Nikoll Kaçorri, Myftiu Vehbi Dibra, Bab Dud Karbunara, etj.

Këta por edhe shumë të tjerë, hodhën themelet e shteti shqiptar “të mosvarun”, të bashkuar dhe bashkëpërfshirës të të gjitha bashkësive fetare në vend.

Ky fakt historik kaq domethënës është dëshmi e gjallë se bashkëjetesën fetare, shqiptarët e kanë trashëguar edhe nga etërit themelues të shtetit modern shqiptar.

Periudha e viteve të diktaturës dhe imponimi i ateizmit ekstrem i shoqëruar më përndjekjen, persekutimin ndaj klerikëve, familjarëve të tyre, besimtarëve dhe objekteve të kultit nuk mundi të çrrënjosë nga tradita jonë këtë element të rëndësishëm.

Ndryshimet demokratike të mbas-viteve 90’ në Shqipëri kanë qenë një sfidë e jashtëzakonshme për ringritjen e jetës fetare në vendin tonë nga e para mbi hirin e shkatërrimit totalitar.

Një sfidë jashtëzakonisht e veçantë ka qenë ringritja e institucioneve të edukimit fetar në vend, në besnikëri të traditës dhe në dobi të së ardhmes të vendit, të qytetarëve dhe besimtarëve tanë.

Roli konstruktiv i udhëheqësve fetarë të vendit dhe i klerikëve ishte në ndjekjen e traditës më të mirë të themeluesve të pavarësisë dhe në lartësinë e duhur historike të ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

Një falënderim i jashtëzakonshëm i shkon udhëheqësve fetarë që nuk janë më mes nesh Hafiz Sabri Koçi, Imzot Rrok Mirdita, Baba Dede Reshat Bardhi e të tjerë dhe një vlerësim maksimal për punën e nderuar

të Kreut të KOASH, Fortlumturisë së tij Anastas Janullatos dhe drejtuesve të tjerë të Bashkësive Fetare në vend.

Institucionet shtetërore sot kanë detyrë dhe obligim mbështetjen e institucioneve fetare në vend, sepse roli i shtetit për të ruajtur dhe inkurajuar në të ardhmen jo vetëm bashkëjetesën, por dhe dialogun, bashkëpunimin e harmoninë e përditshme mes bashkësive, qytetarëve dhe besimtarëve është i pazëvendësueshëm dhe shumë i rëndësishëm.

Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtat e Bashkësive Fetare tradicionale në vend si edhe të grupeve më të vogla fetare dhe besimtarëve si individë.

Marrëveshjet në fuqi me Selinë e Shenjtë si edhe me Bashkësitë Fetare janë një mur i fortë themeli ligjor, që u shërben si Bashkësive Fetare po ashtu edhe institucioneve shtetërore.

Ligji për mbështetjen financiare të Bashkësive Fetare është një hap i rëndësishëm, por duhet bërë më shumë në këtë drejtim, me nisma mbështetëse, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e Bashkësive Fetare si dhe natyrën laike të institucioneve shtetërore.

Është e domosdoshme të shtohen përpjekjet për kthimin e pronave bashkësive fetare, në mënyrë që ato të shtojnë burimet e tyre dhe pavarësinë nga ndikime të padëshiruara.

Ndryshimet me ritme të shpejta në botën që jetojmë të imponuara nga epoka e globalizmit si dhe konfliktet e reja në disa rajone të Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, bëjnë që të përballemi me kërcënime të reja sikundër është terrorizmi me karakter fetar.

Në epokën që jetojmë asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit e aq më pak vendi ynë që është një vend mesdhetar dhe në një rajon si ai i Ballkanit, ku vetëm 20 vjet më parë luftërat me bazë urrejtjen etnike dhe

fetare në Ish-Jugosllavi shkaktuan gjenocid me më shumë se 300 mijë të vrarë.

Këtë harmoni të shkëlqyer fetare nuk duhet ta marrim të mirëqenë përgjithmonë, por duhet ta forcojmë e përsosim çdo ditë.

Për këto arsye, na del si detyrë, të jemi gjithnjë e më shumë të vëmendshëm, të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin, ta duam atdheun dhe Zotin me të njëjtën dashuri që kishin themeluesit e shtetit, tonë.

Çmoj shumë reagimin e përbashkët të drejtuesve të bashkësive tona fetare pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, duke konfirmuar sërish, si një zë i vetëm se “shqiptarët dhe Shqipëria janë pjesë e Kontinentit tё vjetër, se BE-ja është vend ku bashkëjetesa mes vendeve, traditave të ndryshme, por dhe vlerat shpirtërore e harmonia ndёrfetare janë faktorë tё rёndёsishёm dhe një vlerë e mëtejshme për një shoqëri demokratike e pluraliste”.

Dëshiroj të vlerësoj gjithashtu nismën e fundit te krerëve të bashkësive fetare në Shkodër për të ndërgjegjësuar komunitetin, për të forcuar vlerat e familjes dhe për t’iu kundërvënë veseve që po gërryejnë këto vlera, si droga, bixhozi, bastet e njëkohësisht për të sensibilizuar institucionet shtetërore të luftojnë me forcë ndaj këtyre fenomeneve dhe antivlerave sociale.

Në këtë kontekst, vlerësoj se, ky studim është serioz dhe vlen për reflektime. Anketime të tilla na duhen si referencë për punën tonë të përditshme, por edhe për të ardhmen.

Gjithashtu punime të tilla vlejnë edhe si instrumente vlerësimi të realitetit në vendin tonë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Inkurajoj që bashkëpunimi midis Bashkësive Fetare, Institucioneve të Shoqërisë Civile, Institucioneve të Organizatave Ndërkombëtare në vend si dhe Institucioneve shtetërore të vazhdojë dhe të forcohet në të ardhmen.

Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja.: 25/04/2018 20:34

    Fetaret TANE Jane te LIDHUR me politiken, PAGUAJNE POLITIKANET we te xhvatin TROJE KU te ndertojne XHAMI .SE kush RRI ATJE Brenda , se Cfare gatuhet ATJE Brenda e DI TAHIRAMETA .KOMUNISTET I PRISHEN KISHAT KETA MAFIOZET E TURQISE PO NDERTOJNE XHAMIRA KU TE MESOHET NJE TJETER LLOJ GJUHE .GJUHA E ... PYESNI TAHIRAMETEN DHE VELIAJN .BALLA DHE RUCI DINE EDHE ATA PO JAPIN TENDERAT .SURRATER TE POSHTER QE E PJESETONI VENDIN KER DO TJU DUHET VETEM 2.5 METER KATROR NE KASHAR PER TU VARROSUR .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë