Me thirrjen e bërë për opozitën parlamentare për votimin e Reformës Zgjedhore, Presidenti Ilir Meta ka legjitimuar parlamentin. Kështu e lexon këtë kërkesë deputeti Andi Përmeti, ndërsa sqaron për Report tv se kërkesa e vetme e firmosur nga 29 deputetë është ndryshimi i Kushtetutës.
“Nuk besoj që Meta ta ketë thënë seriozisht këtë, sepse ka një vit e gjysmë që thotë se ky parlament nuk është legjitim. Për të ka vetëm 82 deputetë legjitimë. Kjo marrëveshje do 84 vota dhe nuk e di se ku do ti gjejë dy votat e tjera Meta. Më bëhet qejfi se për herë të dytë, zoti Meta po legjitimon parlamentin, për veten e tij, jo se kemi nevojë për legjitimitetin e Metës”, tha Përmeti.
Deputeti Përmeti sqaron edhe kërkesat e artikuluar nga opozita parlamentare. Sipas tij, kërkohet vetëm ndryshimi i kushtetutës për 2 pika të saj, kërkesë e cila është firmosur nga 29 deputetë pasditen e së premtes duke mohuar se ata kanë një kërkesë për të hequr koalicionet parazgjedhore.
“Atë lloj akti që parashikon koalicioni parazgjedhore, pragun prej 5% dhe disa kërkesa të tjera, nuk janë firmosur nga asnjë deputet, as nuk e ka marrë asnjë përsipër. Deri në një moment që të dalë një deputet dhe ta marrë përsipër, apo të thotë që është firmosur për mua nuk ka asnjë lloj vlere dhe asnjë lloj diskutimi. I vetmi akt që ne kemi, është bërë publik dhe ka firmat e 29 deputetëve që kërkon specifikisht ndryshimin e neneve të Kushtetutës për hapjen e listave dhe krijimin e një sistemi proporcional me lista të hapura kombëtar”, u shpreh Përmeti.
Një ditë më parë opozita parlamentare i shtriu dorën për ndihmë Kuvendit për të vijuar luftën për ndryshimin e sistemit, pasi depozitoi kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës. Ndërkohë, 3 përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë kërkuar edhe shkarkimin e Rudina Hajdarit nga bashkëkryetare e komisionit për Reformën Zgjedhore, për ta zëvendësuar ata me Myslym Murrizin.
Po ti pret legjitimetet Akoma? Zoteri, jeni deputete me te drejta te plota, qe keni ne dore fatin dhe mundesine e madhe te bllokoni reformen zgjedhore DERISA TE HAPEN LISTAT. Ti i jep llogari popullit, jo Metes. Pastaj, po ke hallin te te pranoje LSI-ja ne liste, ai eshte tjeter muhabet.
PërgjigjuJu zoterinj deputet te opozites parlamentare jeni kaq legjitim sa nuk i takon as Metes te ju legjitimoj .Ju ju kane vene ne liste Partite e juaja jo me dhune por me deshire.Vazhdoni jeten parlamentare dhe mos u largoni nga kerkesat tuaja per lista te hapura ,pa koalicione partiake parazitare dhe ne president te zgjedhur nga populli .Sidomos kjo kerkese e fundut duhet te pranohet nga mazhoranca pa diskutim per te treguar se cfar force demojratike eshte PS.Presidentet militant shume here e jane demtuar mbarevajtjen e shtetit xuke sjelle deme te oaruoarueshme.Shembull presidenca e zotut Meta me veprimet e tij ne shume raste jo kushtetuese.
PërgjigjuSigurisht <<te legjitimon>>kur ja do interesi se do qe ti votosh reformen me lista te mbyllura,pa ndryshuar systemin.Pasi ta keni votuar sic e do ai e Sala do t'ju shpalle bastarde prape ,tamam si Henri VIII me dy nga femijet e tij.Kini kujdes mos bini pre e manipulimeve te pleqve te politikes!
PërgjigjuEpo Andi eshte Skenderbeu i Skrapari qe eshte lare me Euro dhe shplare me Florinj
Përgjigju