Meta u përgjigjet Ramës dhe Soreca-s: Po kapet drejtësia, këndoni në kor 'na fitorja në fitorje'

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka replikuar ashpër me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në vijim të deklaratave të djeshme për reformën në drejtësi. I pyetur nga mediat për deklaratat e Ramës dhe Sorecës, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi thotë se Meta ka një qëndrim për të dy duke akuzuar se po kapet sistemi i drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

"Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor" deklaron zëdhënësi i Presidentit.

Kreu i shtetit kritikoi dje ashpër misionin 'Euralius' në Shqipëri për zbatimin e reformës në drejtësi. Meta tha se kjo nuk është drejtësi europiane, dhe nuk do ta luftojë krimin dhe korrupsioni. Kryeministri Rama reagoi menjëherë duke i thënë Presidentit se falë vettingut Kushtetuesja sot është një djep bosh pa shejtanin brenda, ndërsa shtroi pyetjen a e pengon kjo Presidentin që të mbrojnë datën që ka dekretuar për zgjedhjet lokale, 30 qershorin, teksa opozita paralajmëron se do të bllokojë procesin.

Ndërkohë që ambasadori i BE-së, Soreca duke iu përgjigjur Metës dje u shpreh se reforma në drejtësi, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës. Ai theksoi se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 23/05/2019 16:31

    Po te shterrngohet laku nuk shpeton dot o peshkaqen

    Përgjigju
  • leka: 23/05/2019 16:10

    zoti Mera me mire jep direheqe se me veprimet e tua je jashte detyres kushtetuese dhe bashkoju opozites

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2019 16:01

    Ilir kërko ndonjë dhomë me pamje nga lindja e diellit, kaq favor të takon si ish president.

    Përgjigju
  • Para laci: 23/05/2019 14:39

    Po' ky cfar ka qe po' nxeht po' ishte mire ky, cfar po' i djek presidentit apo ka mizen ne kesule, po' aman aman kur flitni ju te gjith per drejetsi esht per qeshur dhe veshgjati,po' gjithsekusht nga ju e don drejtesin sipas interesit juaj

    Përgjigju
  • Daja: 23/05/2019 14:23

    E ka kuptuar dhe vete ky palo president qe ka ikur nga fiqiri!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2019 14:19

    Paske ruitur fare nga trute e kokes Like Intriganti,me poshtersi e intriga arrite deri me sot por po te vjen fundi dhe kjo te ka bere te cmendur me keq se fallxhorja qe mbeti rrygeve e do sjelle 1997,paci gjithe jeten mallkimin tone per sa keni bere e po i bene ketij populli.

    Përgjigju
  • ERP: 23/05/2019 14:14

    Nga reagimi yt or plehre duket qe reforma eshte be rruge te drejte. Do Zoti i madh dita qe do te shohim pas hekurave eshte sa me afer!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 23/05/2019 14:03

    Fillo mundjen tani... Bej pak stervitje.

    Përgjigju
  • asolingo: 23/05/2019 14:00

    Liro u iku zhdrejtesia nga duart dal nga dal po vjen fundi.

    Përgjigju
  • Para Laci: 23/05/2019 13:13

    Po' ky cfar ka sikur ishte mire ku po' i dhemb ketij aman te drejtesia, po' aman kur ben dhe ky gjoja sikur don drejtesia mos pyet, po' neve jemi bere kaq budallej si popull, po'lere ta marri me koncesion Shqiperine nje kryetar komune nje nga shtetet e Europea, se po' habitet i gjith Glopi me neve

    Përgjigju
  • sje presidenti im: 23/05/2019 13:10

    bej gati dy duart se edhe prangat do ti keni prej floriri

    Përgjigju
  • President jo shaka: 23/05/2019 13:05

    Dridhe Like dridhe po s'behet shaka me miellin e gjermanit.. Po ben edhe si trim tani nga fundi po kot e ke se te ka kapur prej bolesh ai biri botes..

    Përgjigju
  • Druvari: 23/05/2019 12:55

    Ka filluar të ta bëjë PSE..PSE????? Të paktën kështu duket...

    Përgjigju
  • Rrota: 23/05/2019 12:49

    Hahaha..... po me iken thuaj ....se ekapur ka qen

    Përgjigju
  • poshthajduteria: 23/05/2019 12:40

    I paska djegur shume dosja 978 Metucit.perfundimisht Basha monika dhe Likja e 'duan' kete vend vetem keta kane te drejte .as Be Shba Rama dhe gjith te tjeret ,gjith bota jane budallenj.mos ardhte kurr koha juaj o fare e keqe mavije.u dogjet vet ashtu sic e meritonit

    Përgjigju
  • Arben Metani: 23/05/2019 12:35

    Eshte art i politikaneve te fshehin qellimet e verteta te veprimeve te tyre prapa pricipeve e parimeve te shendosha morale dhe ligjore. I tille eshte rasti tipik si ky i Meta e Kryemadhi.

    Përgjigju
  • Koli: 23/05/2019 12:30

    I filloi diabeti, paska pjerdhur fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani