Meta sulmon Euralius-in për drejtësinë: Ja pse s'mund të ul Ramën dhe Bashën

Presidenti i Republikës Ilir Meta në konferencën për sigurinë e Ballkanit që u zhvillua në Tiranë kritikoi ashpër duke sulmuar misionin 'Euralius' në Shqipëri për zbatimin e reformës në drejtësi. Ai tha se pas ngërçit që u krijua me shortin e KED u kërkoi të gjitha institucioneve që të diskutojnë dhe vendosin, por misioni Euralius kishte refuzuar, sipas kreut të shtetit me argumentin se 'ishin mision teknik'. Por kjo për Metën do të thotë se kishin marrë porosi politike. Meta humbi qetësinë duke deklaruar se kjo nuk është drejtësi europiane, dhe nuk do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

Kreu i shteti u shpreh se i kishte kërkuar drejtorit për Zgjerimin në Bruksel në tetor që të sillte një mision me ekspertë për të evidentuar zbatimin e drejtësisë së re. Gjithashtu Presidenti foli edhe për krizën politike, ku kërkoi sërish përgjegjshmëri dhe sqaroi se nuk mund të ulë Ramën dhe Bashën në një tryezë, pasi janë në qëndrime ekstreme. Gjatë fjalës së tij ai kritikoi edhe politikanët që mbështesin idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe duke i cilësuar delirantë që kërkojnë të largojnë vëmendjen nga llogaria që duhet të japin për problemet brenda vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Meta: Vetë nuk jam marshallist, por kam gruan që merret me sigurinë


Në Tiranë po mbahet konfereca ‘Për sigurinë në Ballkan’, organizuar nga qendra George. C Marshall. Gjatë fjalës së tij presidenti Ilir Meta u shpreh se kjo qendër ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin. “Unë marshall-ist nuk jam por gruan e kam marshall-iste.

Qendra Marshall na ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme, edhe për të gjithë rajonin. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Më kujtohet babai im kur ishte ushatarak dhe ikte natën kur kishte urgjencë. Në më pak se 30 e ca vite ne shohim se çfarë ndryshimi ka ndodhur në vendin tonë”, tha mes të tjerash Meta.

Ora 11:45
Meta si Basha, thirrje Brukselit: Sillni ekspertë të pavarur për monitorimin e drejtësisë

1558515820_meta22.jpg
Pas kritikave të forta në drejtim të zbatimit të reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve, Meta tregoi se gjatë një takimi në tetor të vitit të kaluar me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson i kishte kërkuar një mision për të evidentuar zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. "Në fillim të tetorit i kam thënë drejtorit për zgjerimin Denilson që jemi pa gjykatë Kushtetuese. Prandaj kam kërkuar një mision zbatimi të reformës për të garantuar që kjo është histori suksesi për ne dhe për ju". Por një kërkesë të tillë në javët e fundit e ka bërë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Lideri demokrat u shpreh disa ditë më parë se  Brukseli duhet të sjellë ekspertë të pavarur për monitorimin e situatës, si rasti i raportit Priebe.

Por cfarë është 'Raporti Priebe' që Meta dhe Basha kërkojnë të aplikohet edhe në Shqipëri?
Në 2017 në momentin e krizës së thellë politike së bashku me ndërmjetësimin diplomatik midis aktorëve politikë në Maqedoni, Brukseli mblodhi një grup ekspertësh të pavarur, të udhëhequr nga ish-drejtori për Ballkanin në Komisionin Europian, Reinhard Priebe për të identifikuar çështjet sistematike të Sundimit të Ligjit. Hetimi asokohe në vendin fqinj çoi në të ashtuquajturin “Raporti Priebe”. Ekspertët e pavarur nga vendet anëtare të BE-së identifikuan problemet e demokracisë duke shkuar më thellë se raportet e zakonshme të BE-së. “Raporti Priebe” u porosit dhe publikua nga Komisioni Europian çka i dha peshë më të madhe. Tani Meta dhe Basha kërkojnë nga Brukseli që një gjë e tillë të aplikohet edhe në Shqipëri, në një moment kur na ndajnë vetëm pak javë nga vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.

Ora 11:12
Meta tregon se pse nuk mund të ulë Ramën dhe Bashën në tryezë: Kemi krizë serioze

Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendi ndodhet në një krizë serioze politike, por u dha përgjigje të gjithë atyre që thonë se përse kreu i shtetit nuk i ul Ramën dhe Bashën në tryezë për të zgjidhur ngërçin. "Kemi krizë serioze në Shqipëri që nuk mund t'i shmangemi, duhet të sillemi me përgjegjësi, jemi vend i NATO-s, kemi detyrim të garantojmë sigurinë dhe si një vend që dëshiron të çelë negociatat. Pasi vendi pësoi 1997 u bë një Kushtetutë e jashtëzakonshme.

Në vitin 2008 për dy ditë ia hoqëm të gjitha vidat Kushtetutës dhe kaluan nga sistemi parlamentar te sistemi i mbyllur partiak. Kjo është e vërteta për situatën që kemi sot. Dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet, por sistemi ka qenë jo funksional edhe kur kanë qenë ata.

Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses. Kjo situatë kërkon përgjegjshmëri nga vendasit dhe të huajt, paanshmëri dhe gjithashtu se një situatë me probleme ne Shqipëri ndikon në rajon" tha Meta.

Ora 11:10
Meta sulmon Euralius-in (misioni i BE-së) për Reformën: Kjo nuk është drejtësi europiane

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër me Euralius, (misioni i asistencës së BE-së për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri). Kreu i shtetit tha se nuk mund të thotë se reforma në drejtësi ka qenë sukses, ndërsa u ndal te ngërçi te Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, hallkë kryesore për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se pas ngërçit që u krijua me shortin e KED u kërkoi të gjitha institucioneve që të diskutojnë dhe vendosin, por misioni Euralius kishte refuzuar, sipas kreut të shtetit me argumentin se 'ishin mision teknik'. Por kjo për Metën do të thotë se kishin marrë porosi politike dhe ai shtoi se nuk e di nga u mor kjo porosi. 'Kjo nuk është drejtësi europiane' shpërtheu' më pas Meta kundër misionit dhe ndërkombëtarëve duke thënë se nuk mund ta dhunojnë Kushtetutën.

"Ne do të flasim për sukseset e mëdha të reformës në drejtësi. I jam shmangur publikisht. Por po bëhen tre vite nga miratimi i reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve. Të vijmë te rasti i Gjykatës Kushtetuese se nuk mund të jem i qetë pa e nxjerrë këtë merak. Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, që është institucioni kryesor për reformën në drejtësi. Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Kërkova angazhimin me shkrim të delegacionit europian dhe Euralius që paguhet për këtë.

Por Euralius ditën e fundit i çon përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Euralius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën? Kjo nuk është drejtësi europiane. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë. Nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar. Këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera.

U bëjmë të qartë kujtdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta dhunojnë, as Presidenti dhe asnjë ambasador, diplomat apo komisioner. Në fillim të tetorit i kam thënë drejtorit për zgjerimin Denilson që jemi pa gjykatë Kushtetuese. Kam kërkuar në fillim të tetorit ne jemi në një situatë të tillë nëse flisni për sukses, por kemi kaq kohë pa gjykatë Kushtetuese. Prandaj sillni një mision vlerësimi për zbatimin për reformën, pasi po ikën kaq kohë, në mënyrë që të garantojmë që kjo është histori suksesi, pasi përmes kësaj do të jemi më të besueshëm për negociatat".

Ora 11:00
Meta: S'rivizatohen kufijtë! Shqipëria e Madhe? Delirime nga politikanët autoritarë

1558515796_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ritheksoi qartësisht se është kundër rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Gjatë fjalës së tij ai ka shigjetuar edhe të gjithë ata politikanë nga të dyja anët e kufirit që thonë se duhet të krijohet Shqipëria e Madhe duke i cilësuar si delirantë, që e bëjnë për t'u shmangur nga llogaria e brendshme për të larguar vëmendjen e opinionit.

"Nuk ka komb në Ballkan që ka përfituar më shumë nga rënia e perdes së hekurt. Ne atë kohë ishim si Korea e Veriut. Dëgjojmë pse mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Por pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë sesa folklorizëm janë diabolizëm i gjallë.

Është përpjekje e politikanëve autoritarë për t'u shmangur nga llogaria e brendshme për të larguar vëmendjen e opinionit. E bëjnë si në volejboll, njëri pason dhe tjetri zhyt dhe cfarë ndodh? Ikin të rinjtë. Dëgjojmë që serbët dhe shqiptarët janë popujt kryesorë të rajonit, është tjetër të thuash atë që bëri Franca me Gjermaninë që pas luftës nxorën mësime dhe është tjetër të thuash këtë të Ballkanit, pasi në Ballkan cdo popull është më i madhi, askush nuk pranon.

Nuk rivizatohen kufijtë aq kollaj. Ne e dimë sa marrëdhënie të mira janë mes Malit të Zi dhe Kosovës, por për një marrëveshje demarkacioni e dimë mirë se cfarë ndodhi. Një pakicë e vogël e bllokoi dhe bëhet fjalë për disa pyje që as qentë nuk jetojnë në dimër dhe jo ku jetojnë njerëz dhe ku ka varre, kisha dhe xhami e amanete. Dua të bëj të qartë, ne i kemi të gjitha mundësitë sikur e kemi treguar që të jemi faktor stabilizues. Kush thotë se do të kufizojmë me Tiranën për serbët na fton të shikojmë atë filmin që e kemi parë në Ballkan".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 22/05/2019 17:56

    Zoti president ,eshte mire qe prononcoheni per drejtesine dhe sidomos gjykaten Kushtetuese ,por duhet te pranosh se ajo ishte e mbytur nga korrupsioni, dhe ishte e destinuar te pastrohej.Fajin nuk e ka as Euorliusi dhe as qeveria ,por ju politikanet qe i pranuat ne ate detyre te larte

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 22/05/2019 16:49

    Me sigurine e morem vesh per llape jam une e di Mona.

    Përgjigju
  • Erisa: 22/05/2019 15:22

    O Zot shikojini te dy qe kane drejtuar presidencen,o Zot c'fare neverie.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 22/05/2019 15:20

    Ky mender president ka lojtur nga fiqiri fare,eshte bere me keq se Mona

    Përgjigju
  • Daja: 22/05/2019 15:19

    Si aktor je nje deshtak i neveritshem,si president je nje pacavure nje vegel e Sali Kriminelit,ptu rrac e felliqur.

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2019 15:16

    Ore derdimen mos fol brockulla,se e ke humbur komplet toruan,je bere me keq se Sali Krimineli je nje ordiner kryehajdut e kryeintrigant.

    Përgjigju
  • Grand hotel europa: 22/05/2019 15:13

    Je ti i pari qe duhet te jesh para drejtesise dhe duhet qe vetem populli yt te gjykoje per hajduterite ne pasurite e vendit

    Përgjigju
  • Diana: 22/05/2019 15:02

    Po aktron si shume,me gjeste e me duar flasin vetem ata qe jane ne hall te madh e kane humbur qetsine,se zotrote beje thirrje per "qetsi e dashuri",dukeni qe e keni humbur toruan totalisht,nje intrigant dhe hileqar si ty duhet te jete me i matur ne situata te tilla.

    Përgjigju
  • Ilo: 22/05/2019 13:55

    Aman kur do vrasesh veten megjithe Monen se ne maje te hundes na e ke sjelle duke vjedhur prandaj nuk te pelqen drejtesia si po' behet se po' ikin gjykatesit plehra qe nuk ju ndeshkuan per vjedhjet dhe krimet qe keni kryer ti edhe Saliu.

    Përgjigju
  • NENA: 22/05/2019 13:02

    More i pabese ti je i fundit bashke me Sali Berishen e Monzezen qe flisni per drejtesi .Ti je i fundosur kembe e krye ne llum .te mjeret ne qe na ra per hise te na drejtojne njerez si puna juaj.

    Përgjigju
  • Donela: 22/05/2019 12:58

    Alfa e komunikimit te nje Presidenti mbi palet eshte pa mllef e pa urrejtje,te ka mbytur ligesia e inati qe ke ne shpirtin tend provincial,te doli boja ty dhe dhe Mones tende qe mbeti rrugeve si nje rrugace.

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2019 12:55

    Shume i vrerosur dukesh Like Mafiozi,nje kryehajdut e kryemashtrues si ti nuk e ka vendin ne presidence por pas hekurave per te gjitha sa ke e bere e po ben bashke me fallxhoren tende rrugace.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 22/05/2019 12:45

    Like je bere teper i neveritshem,boll do te thote boll se na cave menderen,jep doreheqjen ate bej o kryehajdut e kryemashtrues,intrigant mbete gjithe jeten tende o mavri.

    Përgjigju
  • VANGJUSH GRENXA ( BLETA ): 22/05/2019 11:59

    O ilir floriri në radh të par jep përgjigje për gazetarin Artan Hoxha. Je i detyruar si kryetar shteti ti përgjigjeni akuzave. Apo ske byth të ngasësh mutin se qelbesh er o ilir floriri.

    Përgjigju
  • Erik: 22/05/2019 11:30

    O po na trego diten kur do vrasesh veten ta bejme me te kuqe ne kalendar dhe ta festojme vit per vit, pa retoriken tende e njohim prej 2002-shit.

    Përgjigju
  • Pse: 22/05/2019 11:25

    E degjon artan hoxhen bej analize vetes tende dhe bej ate qe eshte e drejte per shqiperine mjaft me budalleqe

    Përgjigju
  • Lodhe: 22/05/2019 11:23

    Po me monen e ul bashen ti kush eshte basha kush je ti

    Përgjigju
  • Populli: 22/05/2019 11:03

    Mbylle halene kryehajdut e lere Ballkanin ne duar te tjera se ti mjaftohesh vetem me % qe ke marre mos i hengsh,mos na u hiq si patriot i madh ore mashtrues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'