Meta uron Erisa Xhixhon: ‘Zv.komandante’ për zbatimin e vendimeve, do çojë përpara synimin për hapjen e Partisë së Lirisë

Meta uron Erisa Xhixhon: ‘Zv.komandante’ për zbatimin e vendimeve, do çojë përpara synimin për hapjen e Partisë së Lirisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Erisa Xhixhon një ditë pas zgjedhjeve në Konventën Kombëtare. Në një garë pa surpriza, Erisa Xhixho u zgjodh zv.presidente e Partisë së Lirisë.

Meta e ka cilësuar tashmë Xhixhon si një prej njerëzve me të afërt dhe për këtë arsye e propozoi edhe për postin e zv.presidentes. Në një urim të gjatë në Facebook, Meta shkruan se Xhixho do ketë një rol të madh në organizmin e partisë, deri në zbatimin e vendimeve.

Meta thotë se Xhixho është e vendosur të çojë para synimin për të hapur partinë ndaj të gjithëve.  

Postimi i plotë i Ilir Metës

Shumë urime të përzemërta për Erisa Xhixhon për zgjedhjen e saj shumë të merituar, të testuar dje përmes një gare të vërtetë me dy zonja të tjera të nderuara si Miranda Rira dhe Myrvete Asqeri. Me statutin e ri ajo si ZëvendësPresidente do të ketë kompetenca shumë të rëndësishme në drejtimin e Partisë të Lirisë. Kemi vendosur të jemi Partia më demokratike, më e hapur dhe më transparente, siç e panë të gjithë shqiptarët dje.

Por jemi të vendosur të jemi Partia më e organizuar dhe më ekzekutive në zbatimin e vendimeve që marrim. Prandaj Erisa do të jetë jo vetëm ZëvendësPresidente por edhe ZëvendësKomandante në zbatimin e vendimeve të Partisë të Lirisë.

Ajo ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës të saj në Partinë e Lirisë dhe është themeluese e LSI, si unë dhe shumë të tjerë, por vetëm 17 vjeç si "petroninse". Duhet të ishte zgjedhur deputete për kontributet e saj të jashtëzakonshme, sidomos me LRI, shumë kohë më parë por kurrë nuk u ankua dhe as u demotivua.

Sot është edhe nënë me dy fëmijë të mrekullueshëm për të cilët duhet të kujdeset si çdo nënë, por edhe Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë ka energji të pashtershme dhe pozitive për t'i përfshirë të gjithë dhe për të hapur Partinë e Lirisë siç bëri në kohën kur drejtonte LRI, që ishte organizata më e fuqishme në rajon.

Ajo fitoi gati me 90 përqind të votave kundër dy kandidateve që gëzojnë shumë simpati brenda Partisë të Lirisë dhe kjo është shumë domethënëse. Lidershipi i saj është testuar në momente shumë të vështira dhe ajo di të marrë përgjegjësi dhe të jetë jo vetëm e dashur dhe e buzëqeshur me të gjithë por edhe plot autoritet kur duhet.

Kjo e fundit ndoshta vjen edhe nga fakti se është mbesa e një prej komandantëve më të njohur të Zonës të Parë Operative gjatë Luftës Antifashiste dhe themeluesit të parë të Akademisë Ushtarake pas Çlirimit, Gjeneral Major Thoma Xhixho. Ajo është edhe familje Dëshmori, që kanë derdhur gjak për Çlirimin e vendit dhe e dinë çmimin e Lirisë sa i shtrenjtë është.

Unë besoj shumë se me lidershipin e saj shumë shpejt do të frymëzojë shumë gra, të rinj dhe të reja t'i bashkohen Partisë të Lirisë. Po kështu duhet t'u kërkoj ndjesë Eneas dhe dy fëmijëve të tyre për mungesën e saj. Por tani Erisa nuk u përket vetëm atyre por mbarë popullit të Lirisë! Për Xhixhon nuk kam ç'të them tjetër se e ka thënë Petrit Lulo: "Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra"!


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Meta lajmëron ndryshimin e ngjyrave të logos së Partisë së Lirisë: Vendosim edhe të gjelbrën, simbol i pranverës dhe rigjenerimit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik