Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka uruar përzemërsisht për ditën e lindjes ish-presidentin kroat Stjepan Mesiç.

Ai përmes rreshtave të shkruara në postimin e tij, e ka quajtur atë një burrë shteti, një njeri të pazëvendësueshëm për kombin tonë dhe një avokat të palodhur të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve kudo në rajon.

Ai e ka falënderuar mikun e tij të vyer, Mesiç për çdo gjë që ka bërë ai për Shqipërinë, Kosovën dhe miqësinë shqiptaro-kroate.

Në fund ai i ka uruar një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme.