Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare për 84-vjetorin e lindjes së tij. Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është në datë e shënuar jo vetëm për Kadarenë dhe familjen e tij, por për mbarë kombin shqiptar.
“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur. ”, shkruan Meta.

Komente


O ilir o hajdut me çizme o ilir me bllok në dor mos u bo si burri mir se burgut si shpëton dot .
Përgjigju