Presidenti Ilir Meta ka uruar për 65-vjetorin e lindjes poetin Hamit Aliaj, teksa po qëndron në Bjeshkët e Nemuna. Meta ka zgjedhur të urojë poetin për ditëlindjen e tij pikërisht me një poezi, duke e quajtur atë përfaqësues dinjitoz të shkollës poetike të Tropojës.

"Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.
Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

Histori

Luftën e fituam,
Nga fitimtarët, 
Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!", shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës