Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat në Novoselë të Vlorës, ku shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe Prof. Shezai Rrokaj, anëtar i kryesisë së LSI.
Duke folur para të pranishmëve gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se është koha që politikanët të marrim vendime të rëndësishme duke u bazuar në dashurinë për vendin.
Kryetari i LSI-së theksoi se të gjithë duhet të bashkohen për t’i dhënë vendit stabilitet dhe më shumë shanse për punësim qytetarëve.
“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit. Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, - tha Meta .
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, tha në fjalën e tij se forca e LSI-së është te njerëzit e thjeshtë të cilët përkushtohen çdo ditë për t’i shërbyer njëri-tjetrit.
Braimllari e vuri theksin edhe te përmirësimi i sistemit arsimor, në mënyrë që edukimi i brezit të ri të mos rëndojë ekonominë e çdo familjeje.
“Forca e LSI-së është te njerëzit e thjeshtë, të cilët përkushtohen çdo ditë, për t’i shërbyer njëri-tjetrit, për t’i qëndruar pranë dhe për të punuar të gjithë me etikë. LSI po punon fort për një sistem arsimor, që është tërësisht në shërbim të fëmijëve tuaj. Për një sistem arsimor, që prodhon lidership, për një sistem arsimor, që edukon brezin e ri dhe mbi të gjitha për një sistem arsimor, që nuk rëndon ekonomitë tuaja”, - deklaroi Braimllari.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
5.9%
-
Jo
87.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Artan Lame: Arti sublim! Kazerma e Krastës e ndërtuar me 50 milion franga ari, sot e rrafshuar deri në themel
15 Gusht, 11:50
-
U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Plaurent Dervshajn dhe Julian Meçajn! Dy të arrestuarit: Erdhëm vetë për t’u përballur me drejtësinë
15 Gusht, 11:49
-
Protesta te bashkia, militantët e Berishës me në krye Sali Lushën përzënë fituesit e medaljeve Olimpike në Paris (VIDEO)
15 Gusht, 11:35
-
Dhunoi shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në 2023, në pranga 19-vjeçari (EMRI)
15 Gusht, 11:23
-
Fatos Çoçoli: Ushtria dhe plazhet
15 Gusht, 11:13
-
Nata perfekte e Mbappes dhe 'galaktikëve'! Rekordet që vendosi Reali, Ancelotti dhe Modric kundër Atalantës
15 Gusht, 11:08
-
Vrasja e Egli Progës, pas ngjarjes Denis Meçe fjeti në makinë! Ofroi 10 mln lekë të vjetra për të mos u futur në burg! Zbardhet vendimi i gjykatës: Autori kërkoi ndjesë
15 Gusht, 10:41
-
I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro
15 Gusht, 10:18
-
Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari
15 Gusht, 10:07
-
Përndoqi në rrjetet sociale një 13-vjeçare, arrestohet i riu nga Durrësi! E mitura nga presioni u largua nga shtëpia
15 Gusht, 10:03
-
Dogjën mbeturinat afër tokës, por zjarri doli jashtë kontrollit e dogji 115 rrënjë ullinj, arrestohet 62-vjeçari, në hetim edhe një grua
15 Gusht, 09:55
-
Lufta Izrael-Hamas/ Bombardime në Gaza dhe Khan Younis, 5 të vrarë! Sot samiti i armëpushimit në Doha, për të parandaluar hakmarrjen e Iranit
15 Gusht, 09:46