Meta vijon të thyejë heshtjen zgjedhore, reagon për denoncimin e qytetares në Divjakë: Ngjarja mund të ishte parandaluar, nesër Referendum kundër dhunës

Meta vijon të thyejë heshtjen zgjedhore, reagon për denoncimin e qytetares në Divjakë: Ngjarja mund të ishte parandaluar, nesër Referendum kundër dhunës

Presidenti, Ilir Meta vijon të thyejë heshtjen zgjedhore. Ai ka reaguar për ngjarjen në Kavajë ku qytetare, Elsa Bita ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit pasi po filmonte.

“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit. Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit. Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës. Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”, shkruan Meta.

Sot Meta ka dalë në këtë ditë të heshtjes zgjedhore në një konferencë për shyp ku duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin ka dhënë deklarata politike nga Presidenca.


Lajmi kryesor:

Aktivistja e PD në Divjakë denoncon: Shefi i policisë më theu dorën, po filmoja administratën në fushatë! SHÇBA nis hetimet! Braçe: U rrah nga bashkëjetuesi i saj, pjesë e grupit të PD


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni