'Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit', Ilir Meta thyen në mënyrë flagrante heshtjen zgjedhore! Report Tv ndërpret transmetimin e fjalimit

TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë në këtë ditë të heshtjes zgjedhore në një konferencë për shyp. Duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin Meta ka dhënë deklarata politike nga Presidenca.

Që në fillim të fjalimit Presidenti tha se ka besim te të gjithë qytetarët e Shqipërisë se do të tregojnë se janë patriotë dhe e duan vendin  e tyre në ditën e votimit, duke i bërë thirrje qartazi politike.

Madje Presidenti thotë se do të jetë në detyrë për të garantuar ndërrimin e pushtetit, duke apeluar për votën në njërin krah politik.

"Do të jem në këtë detyrë edhe të hënën, edhe të martën për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe ndërrimin e pushtetit", tha Meta.

Për këtë arsye Report Tv ka vendosur që në respekt të heshtjes zgjedhore dhe etikës profesionale të ndërpresë transmetimin e fjalimit të Metës nga institucioni i kreut të shtetit. 

Meta nuk u mjaftua me cekjen e çështjeve politike, por bëri edhe premtime elektorale duke thënë se administrata publike pas ndërrimit të pushtetit sipas tij nuk do të pësojë asgjë por do vazhdojë punën pavarësisht bindjeve politike. Apo që edhe se pas 25 prillit vendi do ecë përpara drejt Bashkimit Evropian.

Pak minuta më vonë, ai doli sërish në një dalje të dytë për mediat ku akuzoi Prokurorinë e Elbasanit se po zvarrit procesin e hetimeve për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, duke iu drejtuar 5 pyetje prokurorit të çështjes, Kreshnik Ajazi. Një prej tyre është edhe fakti që përse Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është thirrur në Prokurori në 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve.  

Kujtojmë se kjo dalje e Metës vjen pasi dje ishte protagonisti i përplasjes më të madhe që ka pasur ndonjëherë një kryetar shteti i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dënimi i ashpër dhe mesazhi i qartë që ambasadorja Yuri Kim i bëri deklaratës së Ilir Metës "për të mprehur sfurqe dhe sëpata për mbrojtjen e votës" ka nxjerrë jashtë çdo kontrolli kreun e shtetit, i cili shpërtheu në kërcënime ndaj SHBA dhe ambasadores Kim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Për të disatën herë brenda ditës së heshtjes zgjedhore, Meta tjetër mesazh politik

Ndonëse heshtje zgjedhore, Presidenti Ilir Meta vijon me mesazhet e tij politike. Me një postim në Facebook, Meta thotë se pas zgjedhjeve, nuk do të hetohen vetëm krimet zgjedhore, por edhe mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve.

"Të dashur qytetarë, pas zgjedhjeve nuk do të hetohen vetëm të tëra krimet zgjedhore por në veçanti do të hetohet mos-hetimi i krimeve zgjedhore dhe policore para datës së zgjedhjeve. Asnjë sekondë për të humbur për dekurajimin dhe parandalimin e krimeve të reja. Nesër do të jetë Festa e Demokracisë!", shkruan Meta.

Ora 13:56
Ilir Meta akuzon ambasadoren amerikane Kim se mbron interesat serbe në Shqipëri

 

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot akuzat në drejtim të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.  Ai ka ripërsëritur deklaratën e mbrëmshme duke e akuzuar atë se mbron interesa serbe.

“Kam respekt për partnerët ndërkombëtarë dhe të palëkundur të SHBA dhe i dua se na kanë frymëzuar për liri demokraci dhe jam angazhuar për integrimin e vendit në BE . Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër, se shqiptarët me qytetari do ikin të votojnë për Shqipërinë e Shqiptarëve, nuk impresionohet presidenti nga lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht. Se doli dhe presidenti serb e ndërhyri në zgjedhjet në Shqipëri, duke thënë se sondazhet tregojnë që partitë janë aty aty dhe rrezikon të vijë në pushtet Doktori me Bashën. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve”, tha Meta.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 24/04/2021 18:18

    Hallall jeni TV per Tu mar shembull. Te till legena monstra te mbetura nga e shkuara duhen bojkotuar. Ligji eshte I barabart per te gjith po keta qener I kan shkelur me te dyja kembet prandaj eshte per lesh ky vend nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • Gysi: 24/04/2021 16:12

    Like Hajduti Pordhaci

    Përgjigju
  • O tej: 24/04/2021 14:07

    Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Fatjon: 24/04/2021 11:50

    Bravo Report TV. Kte te kishit ber sa here ai mbante ane politike

    Përgjigju
    • KB Vlore: 24/04/2021 13:03

      Report TV eshte i vetmi televizion i Pavarur ne shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja