Meta:Vitin 2015 e kthejmë në vit të
zhvillimit e modernizimit bujqëso

FUSHË KRUJË - Viti 2015 do të jetë viti i bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë një inagurimi të një ferme moderne në Fushë-Krujë. Meta tha se bujqësia është sektori më i avantazhuar në Shqipëri dhe duhet mbështetur pasi ndihmon në rritjen e ekonomisë së vendit . 

"Për mua është një kënaqësi e veçantë të marr pjesë në ceremoni të tillë, aq më tepër vetëm dy ditë pasi Kuvendi miratoi dhe mbështeti plotësisht projektbuxhetin për vitin 2015 i cili avantazhon më shumë se çdo prioritet tjetër mbështetjen për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe agro-përpunimin, pra një paketë e tërë në kushtet e kufizimeve që vijnë sa i takon investimeve për shkak të borxhit të jashtëzakonshëm të trashëguar, të deficitit të lartë të trashëguar, të përpjekjeve të vendosura të qeverisë për t’i patur ato nën kontroll. Pra sektori më i avantazhuar është bujqësia. Unë nuk do të nguroja ta quaja vitin e ardhshëm 2015 si vitin e bujqësisë, vitin e blegtorisë, vitin e peshkimit. Në rast se nuk do të arrihet ai hop cilësor i pritshëm, absolutisht që ky do të ishte një dështim i papranueshëm për të gjithë ne, pasi si asnjëherë tjetër janë krijuar kushte për një shpërthim të bujqësisë shqiptare." tha Meta Fjala përshëndetëse e Kryetari të Kuvendit Ilir Meta

ilir meta


Ministri për buqësinë Edmond Panariti tha se Shqipëria është konkurruese veçanërisht në prodhim e perimeve të freskëta dhe të frutikulturës. 

"Të dhënat e 9-mujorit për këtë vit tregojnë që pikërisht në prodhimet e perimeve të freskëta dhe të frutave, ne jemi konkurues, ne kemi nje rritje afërsisht 20% të eksporteve në krahasim me një vit më parë." tha Panariti

Erjon Veliaj, Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale i pranishem në këtë aktivitet u shpreh se qeveria do te ndihmojë investitorët.

"Nuk besoj se ka ndonjë lajm më të mirë, muzik për veshët e një ministri pune sesa lajmi që 500 bashkëqytetarë, njërëz të kësaj zone që ka probleme me papunësinë nga sot kanë një prespektivë dhe kanë një vend pune. Gjithmon do të shkojmë drejt një shteti që reduktohet, më pak taksa për të paguar burokratët që punojnë në shtet dhe më shumë subvencione për ata që krijojnë punët reale, që është sektori privat kryesisht në bujqësi." tha Veliaj

ilir meta

ilir meta
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh