Presidenti Ilir Meta foli për një grup të strukturuar që e quajti PPPd, sipas parimeve të Deep State, një shteti paralel, axhenda e nëndheshme e të cilit është komploti kundër qytetarëve. Në krye të këtij skenari sipas Metës ndodhet kryeministri Edi Rama.
"Kënaqësi e madhe të takohem me ju pas votimeve mjaft të sukseshme dhe paqësore socialiste. I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe me çdo çmim përplasjen civile. Nuk është një kurth i ri. Është i hershëm. Është një komplot që nuk bazohet në parimet e demokracisë, as në vlerat e Bashkimit Europian dhe as të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në Tiranë, ka në zemër demokracinë. Por bazohet në parimet e “deep state-t” (shtetit paralel) që synon një “total state capture” (kapje të plotë të shtetit) në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera ku është prezent ky fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhendave të nëndheshme, është një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Prej kohësh ua kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi, madje dhe mikut tim Doktorit që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd! Tre P-të janë të mëdha që të mos dalim nga filozofia e mënyrës se si qeverisim dhe është edhe një “d” e vogël. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “deep state-t”, që synon “total capture state’ në Shqipëri, që kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takim me Presidentin, por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj dhe javë të tëra i ka dërguar dhe i ka treguar rrugën e zgjidhjes", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta jep propozimin e tij për zgjidhjen e krizës: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin /Video
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
8 Dhjetor, 09:22