Meta: Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Bashkitë do të transformohen dhe do vihen në shërbim të qytetarëve

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 14 majit si historike. Ai thotë me bindje se opozita do të fitojë dhe do të vijë ndryshimi rrënjësor në të gjitha Bashkitë.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan Meta.

“Bashkë fitojmë” do të quhet koalicioni i Sali Berishës me Ilir Metën, Vangjel Dulen e Nard Ndokën në zgjedhjet e 14 majit. Arritja e marrëveshjes për koalicionin “Bashkë fitojmë” u bë pas ditësh të tëra negociatash e takimesh mes Berishës e Metës, Ndokës e Dules. Në koalicion të përfshirë nuk janë parti të tjera të spektit të djathtë, me të cilët kreu i Rithemelimit thotë se ka dakordësi politike për të mbështetur në terren kandidatët e dalë nga primaret për kryebashkiakë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaaaa: 17/03/2023 18:46

    Koalicion karavidhesh me grekofike e karagjoze…Nard Gomar Noka Ilir Mataj spiun e hajdut e Berishe vrases e i damkosur ne balle si i korruptuar..

    Përgjigju
    • Turi: 17/03/2023 19:36

      Harrove Lefter trupeshkun e koktulin qe like hajduti prezantoi sot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI