'Opozita veprim të papranueshëm, duhet gjetur rruga drejt zgjedhjeve', Meta: Dialogu me Serbinë përgjegjësi e Kosovës, jo e Tiranës

'Opozita veprim të papranueshëm, duhet gjetur rruga drejt zgjedhjeve', Meta: Dialogu me Serbinë përgjegjësi e Kosovës, jo e Tiranës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin televiziv “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Përballë një paneli me gazetarë dhe analistë Meta është pyetur për disa çështje të 'nxehta' në Kosovë dhe në Shqipëri.

Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjes së kufijve të Kosovës, Meta është shprehur se Shqipëria dhe institucionet e saj duhet të qëndrojnë pa ndërhyrë pasi kjo do te ndikonte negativisht tek Kosova.

"Dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës. Shqipëria, duke e mbështetur këtë dialog do të pranojë dhe duhet të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shprehen në përputhje me Kushtetutën  e Kosovës dhe në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës. Çdo përfshirje e Shqipërisë apo institucioni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndërhyrje e panevojshme, që mund të mos rezultonte ndihmuese për sa i takon, në radhë të parë demonstrimit të autoritetit dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve të Kosovës. Dhe së dyti mund të krijonte keqkuptime të panevojshme”, - është shprehur ndër të tjera Presidenti Meta.

Ndërkohë Meta ka reaguar edhe për gjendjen politike në Shqipëri ku ka thënë se opozita shqiptare ka bërë një veprim tepër të nxituar me djegien e mandateve dhe se ky ngërç politik mund të ndikojë për keq në hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

"Opozita sikurse ju e dini, ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i djegieve të mandateve" ka thënë presidenti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Akuzat Thaçi-Berisha/ Meta: Mund të sponsorizohen për të thelluar ndarjet midis Shqipërisë dhe Kosovës



Presidenti Meta në studion televizive  “Debat Plus” në TV Dukagjini,  është pyetur nga gazetarët edhe  në lidhje me akuzat që kanë hedhur së fundmi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Gazetari: Ka aq deklarata dhe qëndrime të ashpra dhe të ulëta ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, posaçërisht mes zotit Berisha dhe zotit Thaçi, sa që neve po na duket se ato po helmojnë opinionin edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Ju lutmë, a ekzistojnë këto dy vija, apo jo?

Presidenti Meta: Unë nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e perceptimeve që mund të jenë krijuar, apo që sponsorizohen për të thelluar ndarjet midis Shqipërisë dhe Kosovës a faktorëve të caktuar, apo për të rreshtuar këtu faktorë në unison me disa faktorë të tjerë.

Unë refuzoj hapur të bëhem pjesë e këtyre ndarjeve dhe keqkuptimeve apo konfuzioneve që nuk e paraqesin mirë faktorin shqiptar në tërësi, me pjekurinë e duhur dhe me vetëpërmbajtjen e duhur në çaste vendimesh të rëndësishme, por mund t’ju them me siguri të plotë se qëndrimet e mia që, në thelb, janë pak a shumë ato që ju shpreha që në fillim për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi."

Ora 22:05
Meta si Rama: Bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në Bashkimin Europian


Presidenti Meta për sa i përket bashkimit të Kosovs me Shqipërinë ka thënë se kjo gjë do të ndodhë në Bashkimin Europainë kur të dy vendet të anëtarësohen.

Gazetari: Këtu pajtoheni me kryeministrin Rama se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në Bashkimin Europian, besoj?

Presidenti Meta: Kjo është një bindje e imja që kur jam angazhuar në politikë. Pra u bënë gati tri dekada. Dhe kjo gjë po ndodh, sepse unë e kam artikuluar në mënyrë tepër të qartë që nëse ka një komb në këtë rajon, i cili ka përfituar më shumë nga rënia e Murit të Berlinit dhe nga era e re e integrimeve europiane, ai është kombi shqiptar, sepse cili ka qenë kombi më i shtypur, më i izoluar dhe më i persekutuar e më i ndarë nga njëri-tjetri në vitin 1990-të? Kanë qenë shqiptarët. Shqiptarët në Shqipëri për u takon të drejtave të njeriut, jashtëzakonisht të shtypur. Dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi, që ju e dini më mirë se unë se si kanë qenë. Dhe padyshim që këto procese në dy-tri dekada, na kanë sjellë pranë njëri-tjetrit. Transformimet janë gjigande, pavarësisht se gjithmonë shumë arritje harrohen më shpejt."

Ora 21:50
Meta: Opozita ka bërë një veprim të nxituar, të gjendet një marrëveshje


Presidenti Meta i ftuar në emisioni 'Debat Plus' ka deklaruar se Shqipëria është në një krizë politike dhe për këtë opozita ka bërë disa hapa të nxituar.

Sipas Metës opozita nuk ka vepruar drejtë në vendimin për djegien e mandateve. Po ashtu presidenti deklaron se edhe mazhoranca nuk duhet t'i kishte zëvendësuar aq shpejtë mandatet që lanë bosh partitë opozitare.

"Ndërkohë që fton të dy palët që të gjejnë  gjuhën për të zgjedhur këtë ngërç.Nuk është situata më e mirë që duhet të ishte Shqipëria , kjo në radhë të parë përsa i takon objektivave të vetë Shqipërisë, edhe në raport me procesin e integrimit europian, përderisa synojmë çeljen e negociatave dhe procesi duhet të kishte ndodhur dy vjet para dhe është tepër i rrezikuar aktualisht, për shkak të një stanjacioni dhe një situate tepër ndarëse të brendshme.  Opozita sikurse ju e dini, ka bërë një veprim tepër të nxituar dhe të papranueshëm siç ishte ai i djegieve të mandateve. Por, për fat të keq mazhoranca gjithashtu, ka bërë një veprim të nxituar për shpejtimin për zëvendësimin e këtyre mandateve. Ndërkohë, ka patur dhe ka një kohë relativisht të gjatë gati 30 ditë, për të shqyrtuar mandatin e çdo deputeti, kohë që mund të ishte shfrytëzuar për të evituar një situatë edhe më të përshkallëzuar se, kjo që paraqitet sot.  Jemi në një situatë ku të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas dhe të gjejmë rrugën e duhur për të shkuar drejt zgjedhjeve demokratike, sepse kjo është e panegociueshme si kriter bazë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Besoj është bërë e qartë edhe nga përfaqësues ndërkombëtar, sidomos nga drejtues të fraksionit kryesor në Bundestagut të CDU/CSU që, zgjedhjet pa opozitën janë zgjedhje problematike, përsa i takon aspektit demokratik dhe Shqipëria, ka nevojë për stabilitet demokratik.  Në këtë drejtim unë, shpresoj në një reflektim të të dy palëve dhe në një përgjegjshmëri të lartë. Për fat të mirë, protesta e fundit e opozitës, ishte tërësisht paqësore dhe shpresoj që, kjo të ketë ndikimet e saja në përshpejtimin e një zgjidhje."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 29/05/2019 09:04

    Larg duart nga dialogu Kosove-serbi, Meta.Berisha,Basha dhe disa tashme te certifikuar keq per rreth tyre.Dialogun e udheheqe Kosova per Kosoven,Ka dalzotet e saja edhe te .politikes paqesore edhe te pushkes dhe diplomacies.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin