Pas daljes nga rehabilitimi Lindsay Lohan duket se ka vendosur të nisë një jetë ndryshe.

Ajo duket si një tjetër person teksa është përqendruar në përmirësimin e imazhit të saj.

Edhe pamja e saj e jashtme ka ndryshuar shumë dhe duket se ajo po kujdeset që të jetë në formë të mirë.

lindsay lohan

Në një set fotosh për versionin indian të “Elle” Lindsay është dukur seksi.

Ajo duket mjaft e dashur dhe profesioniste në fotot e realizuara.

Së fundmi është përfolur se Lindsay është në lidhje me një model 18 vjeçar.

Por më pas ka qenë vetë këngëtarja e cila ka postuar një foto në “Instagram” të shokut të saj në një shtrat, duke zgjuar dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

lindsay lohan

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)