Meta-të rinjve: Koha për një shkundje të rinisë, jo për të qenë kukulla të partisë!

Meta-të rinjve: Koha për një shkundje të rinisë, jo për të qenë kukulla të partisë!

Presidenti Ilir Meta me të rinjtë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të rinjve që të "zgjohen" dhe të marrin në dorë fatet e tyre për të ardhmen e vendit.

Për presidentin Meta, ka ardhur koha për një "restart", një deklaratë kjo e artikuluar edhe më herët nga kreu i shtetit, pasi sipas tij duhet të refuzojnë falsitetin sipas tij që të kësaj qeverie që nuk i dëgjon.

“Ka ardhur koha për një restart, për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendit.  Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar, veçanërisht për refuzimin e falsitetit të këtij sistemi, që nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi të rinjve. Shqetësimi im i madh është shpopullimi i Shqipërisë, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen vendit dhe kombit tonë.

Gjetjet e raportit tuaj janë vërtet tronditëse dhe unë jam i angazhuar për t’u dhënë së bashku me ju zgjidhje problemeve që ju ngrini.  Është tepër e rëndësishme, që ju të përfshiheni në të gjitha institucionet vendimmarrëse, në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe kudo ku merren vendime për të ardhmen tuaj.
Jo për të qenë thjesht “kukulla të partive”, por zë konkret dhe i fortë i denoncimit të problemeve të rinisë, që nga arsimi e  deri tek punësimi i tyre dhe protagonistë të zgjidhjeve dhe mundësive të reja për bashkëmoshatarët e tyre. Në funksion të këtij qëndrimi është tepër e domosdoshme edhe edukimi atdhetar, patriotik dhe me vlerat morale e shoqërore të rinjve. Nëse 30 vite më pare, ne të rinjtë e Lëvizjes Studentore, do kishim dëgjuar apo pritur prindërit tanë, demokracia dhe pluralizmi ndoshta nuk do kishin ardhur kurrë.  Sot nga thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, jemi në stadin që “Duhet ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Kjo është një luftë që duhet ta fitojmë sepse nuk kemi rrugë tjetër”, - u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

Kjo deklaratë vjen pas takimit me disa të rinj të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN). Këta të fundit kishin realizuar një sondazh. 

"61.8% e të rinjve konfirmojnë se familjarët e tyre nuk e kanë përfituar në muajin Mars 2020 ndihmën financiare referuar vendimit të qeverisë. 92.6% e të rinjve konfirmojnë se familjet e tyre nuk kanë marrë përgjatë periudhës së karantinës ndonjë ndihmë ushqimore!  55.9% e të rinjve nuk mendojnë dhe nuk kanë shpresë se plani ekonomik dhe masat e Qeverisë shqiptare do japin shpëtim ndaj krizës ekonomike.  63% e të rinjve në kohën e karantinës nuk kishin besim aspak tek masat e Qeverisë shqiptare për përballimin e vështirësive të shumta përfshi këtu edhe ato financiare”.Papunësia e të rinjve vijon të mbetet një problem thelbësor. Të rinjtë e diplomuar janë ata që vuajnë nivelet më të larta të pëpunësisë.“Ikja e trurit të të rinjve” është një ndër fenomenet më shqetësuese. Një tjetër gjetje kritike e këtij Raporti i përket edhe Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë Shqiptare 2015-2020", thuhej në sondazhin e tyre të bërë publik nga Presidenca.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miredit: 22/12/2020 23:55

    Ilir Ha mut Ha

    Përgjigju
  • Rrudha: 22/12/2020 23:07

    Kujdes nga ky infeksion, eshte shume i rrezikshem, ju infekton me hajdutllek, dembelizem e kotesine e te paaftit. Virus antivlere !

    Përgjigju
  • Besa: 22/12/2020 20:35

    Epo kush flet...

    Përgjigju
  • Kacidhe: 22/12/2020 19:36

    O hajduti Meta e felliqe rinine o felliqesire hap krahun e qerohu

    Përgjigju
  • Zhurdulli: 22/12/2020 18:58

    O ilir kak meta e vërteta hajdut me bll9k në dor o hor. Të rinjt skan të ardhme se ja u ke vjedh ti të ardhmen o fundrrin. Prandaj ti je aq i pa turp sa e di që je i diskretituar e prap vazhdon llomotit o hipolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë