Në njoftimin për mediat theksohet se METE dhe CEZ janë në një proces negocimi për të dhënë një zgjidhje të qëndrueshme dhe deri tani nuk ka një njoftim se kjo kompani tërhiqet nga kjo marrëveshje.
Ministria e Ekonomisë sqaron më tej se CEZ ka dështuar të përmbushë detyrimet thelbësore të saj, të specifikuara në kontratën e privatizimit dhe në dokumentet ligjore përkatës të këtij procesi, duke i shkaktuar një dëm Shqipërisë që përllogaritet në nivelin e 1 miliardë dollarëve.
METE vlerëson se kjo kompani ka treguar mungesë të plotë serioziteti përsa i përket negociatave, nuk është aspak e përkushtuar për të zgjidhur problematikën e krijuar si pasojë e mospërmbushjes se detyrimeve kontraktuale të saj.
Ministria sqaron gjithashtu se pretendimi se CEZ Shpërndarje furnizohet me çmim të lartë të energjisë elektrike nga KESH nuk qëndron.
Në fund të njoftimit për mediat theksohet se METE do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë të nevojshëm për të bllokuar heqjen e licencës së CEZ, proces i nisur tashmë nga ERE.
DEKLARATA E PLOTE E MINISTRISE SE ENERGJETIKES
Disa dite me pare kompania CEZ a.s. njoftoi publikisht se ka nxjerre ne shitje paketen e saj aksionare prej 76% te aksioneve ne kompanine “CEZ Shperndarje”, Tirane. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes qe zoteron 24% te paketes se aksioneve te kompanise “CEZ Shperndarje”, e ka marre kete njoftim vetem nepermjet mediave. Per me teper, as ne mbledhjen e aksionereve “CEZ Shperndarje” ne Prage, perprara dy ditesh, perfaqesuesit te METE nuk i eshte komunikuar nje qendrim i tille!
Prej disa kohesh, per shkak te deshtimit te kompanise “CEZ Shperndarje”, e cila ne vijimesi nuk po permbush asnje detyrim kontraktor si dhe eshte ne pamundesi te ushtroje funksionet e saj normale, METE dhe kompania CEZ a.s. jane ne nje proces negociimi per te dhene nje zgjidhje te qendrueshme ketij problemi. Deri ne kete cast, asnje komunikim i deritanishem, verbal apo joverbal i kompanise CEZ a.s. nuk ka njoftuar se kjo kompani terhiqet nga negociimi!
CEZ a.s. ka deshtuar te permbushe detyrimet thelbesore te saj, te specifikuara ne kontraten e privatizimit dhe ne dokumentat ligjore perkates te ketij procesi, duke i shkaktuar nje dem Shqiperise qe perllogaritet ne nivelin e 1 miliarde USD.
Hapi ndermarre nga CEZ a.s (ku deklarohen per shitje pjesa e aksioneve te tij tek kompania “CEZ Shperndarje”) eshte tregues i plote i mosseriozitetit te kesaj kompanie ne negociata, si dhe i faktit qe CEZ a.s. nuk eshte aspak e perkushtuar per te zgjidhur problematiken e krijuar si pasoje e mospermbushjes se detyrimeve kontraktuale te saj.
E verteta eshte qe kjo situate nuk vjen aspak si pasoje e veprimeve te Rregullatorit (ERE), por perkundrazi ajo vjen, pervecse prej mosrealizimit te detyrimeve kontraktuale nga ana e CEZ a.s., edhe si pasoje e menaxhimit shume te dobet te “CEZ Shperndarje” dhe nivelit shume te ulet te investimeve te kryera ne rrjet:
• Humbjet per vitin 2012 kane arritur ne 50%, ndersa detyrimi kontraktual i CEZ a.s. dhe CEZ Shperndarje eshte qe ky nivel te jete 24%. Shifra totale qe CEZ Shperndarje humb nga mosrealizimi i ketij objektivi eshte rreth 160 milione euro, qe ne fakt eshte ekzaktesisht shifra e humbjes ekonomike qe kompania deklaron!
• Niveli i investimeve ne rrjet per vitin 2012, eshte vetem 7%! Mosrealizimi i ketyre investimeve ka cuar ne humbjet e cituara me siper;
• Pretendimi se CEZ Shperndarje furnizohet me cmim te larte te energjise elektrike nga KESH perseri nuk qendron: kjo kompani e blen energji nga KESH me nje cmim simbolik prej 18 euro MW/h, ndërkohë që cmimi që CEZ Shpërndarje shet energjine është rreth 80 Euro MW/h, që sjell që të ardhurat per te te jene rreth 43 Miliard ALL.
• CEZ a.s nuk ka realizuar minimumin e transferimit e dijeve (know-how) tek CEZ Shperndarje, duke e lene kompanine “bije” te saj pa fonde financiare, pa pajisje dhe ne borxh te thelle me kompanite shteterore shqiptare, borxh qe llogaritet ne nivelin e 300 milione euro.
Si konkluzion, ndersa demet shkaktuara Shqiperise nga ana e “CEZ a.s.” jane ne nivelin e 1 miliarde USD, dhe ne te njejten kohe, ERE ka iniciuar procedurat e heqjes se licences se “CEZ Shperndarje”, METE do te ndermarre te gjitha hapet ligjore te nevojshem per te bllokuar kete proces!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)