METE, Haxhinasto: Privatizimi i 4
HEC-eve do përfundojë me sukses

METE, Haxhinasto: Privatizimi i 4 <br />HEC-eve do përfundojë me sukses
TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto ndodhet në një konferencë për shtyp për të bërë bilancin një vjeçar për vitin 2012.

Haxhinasto vlerësoi se gjatë 2012 është përmirësuar klima e biznesit kjo tregon dhe rritjen e numrit licencave për aktivitete të reja ekonomike.
Sipas Haxhinastos kemi 3.2 % rritje të biznesve të reja.

“Brenda 2012 janë marrë mbi 300 licensa çka tregon besimin e investitorëve. Dhe për 9 mujorin e parë janë rritur investimet e huaja. “Çka tregon se Shqipëria mbëtet një vend atraktik dhe ofron mundësi për investim.”- tha Haxhinasto.

Ai kërkoi të nënvizonte se “Procesi i privatizimit është bërë transparent dhe para syve të publikut. Me motivin që këto asete të përdoren për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “

"Procesi i privatizimit të 4 HEC-ve, Bistrica 1, 2, Ulëz e Shkopet do të përfundojë me sukses dhe do të jetë transparente që këto asete të vendosen sa më mirë në funksion të rritjes ekonomike të qytetarëve”- tha Haxhinasto.

Në sektorin energjetik Haxhinasto vlerësoi se gjatë këtij viti janë lidhur 12 kontratave për ndërtimin e 50 HEC të reja. Ministri vlerësoi si të rëndësishme fillimin e projekteve të mëdha si a i Devollit, Vjosës dhe Skavicës ‘të cilët do të jenë kontributorë të jashtëzakonshëm për konsumin e vendit dhe eksportet.” 

Një projekt tjetër i rëndësishëm në sektorin energjetik është lidhja me tregun rajonal të energjisë. “Lidhja me Kosovën, dhe interkonjeksioni me Italinë, që do i japë prodhimit dhe shkëmbimit të eksport-importit një frymëmarrje të jashtëzakonshme”- tha Haxhinasto.

Edhe për sektorin e hidrokarbureve ministri e vlerësoi 2012 si një vit të suksesshëm “është rritur prodhimi me 20 % janë rritur investimet”
Në këtë sektori vlerësoi si të rëndësishme firmosjen e marrëveshjes për gazsjellësin TAP. “Në pranverë të këtij viti të konkludojmë suksesin e këtij gazsjellësi. Do të jetë një zhvillim historik në sektorin e energjetik dhe në zhvillimin e tregut të gazit.”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, fiton Celtics! Zhgënjejnë Golden State dhe Denver