METE: Ndërprerja e energjisë nga
CEZ, cënim i sigurisë kombëtare

METE: Ndërprerja e energjisë nga <br />CEZ, cënim i sigurisë kombëtare
TIRANE - Sokol Dervishaj zv.ministri i Ekonomisë, në një konferencë për mediat në lidhje me situatën e krijuar në vend mes CEZ dhe ujësjellësave. Në emër të qeverisë, Dervishaj tha se veprime të tilla nga ana e kompanisë energjetike CEZ-Shpërndarje kundë ujësjellësave duke lënë pa ujë qytetarët, cënojnë sigurinë publike dhe kanë të paprecedent.

“Kemi të bëjmë me një penalizim kombëtar që CEZ-i po ushtron nëpërmjet penalizimit të qytetarëve duke ndërprerë energjinë për ujësjellësat. Kërkojmë nga CEZ të relfketojë dhe të tërhiqëet nga ky veprimi i paprecedent, pasi CEZ dhe qeveria shqiptare janë në proces negocimi për të zgjidhur problemet e mbartura, por edhe të agravuara për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve.”, tha Dervishaj.

METE tha se borxhi i CEZ ndaj KESH është shumë i madh se ai që ujësjellësat ei kanë CEZ.“Ka detyrime të ndërsjellta të papaguara, por ka detyrime reciproke. Ashtu siç ka edhe detyrime të mëdha të CEZ-it ndaj kompanive. Borxhi i ujësjellësave është rreth 1 miliard lekë, ndërsa CEZ ka borxh 14 miliard lekë.” Dervishaj theksoi gjithashtu se verpimi i CEZ nuk duhet të vinte në një moment kur mes kësaj kompanie dhe qeverisë po kryehn negociata. Sipas tij, duhet të pritet rezultati final i negocimeve dhe të verifikohen pretendimet e tëgjitha palëve.

“Jemi në proces negocimi dhe në mes të këtij negocimi CEZ kryen një veprim të tillë që nuk i shërben aspak klimës në zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve. Qeveria do marrë të gjitha masat që ka në dispozicion për të zgjidhur. Cënojnë sigurinë publike dhe shërbimin jetik dhe absolutisht i detyryeshëm për tu zbatuar nga ana e CEZ siç është furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët.”, u shpreh Dervishaj.

Sipas tij, “të gjithë ujësjellësit kanë bërë një pla pune për pagesa në afate të caktuara që nuk mund t’i paguan të gjtiha njëherësh siç pretendon CEZ. Jo të gjitha pretendimet e CEZ-it janë të sakta dhe duhen verifikuar, pa u verifikuar nuk mund të merren veprime të tilla. Duhet të pritet rezultati i plotë i këtij negocimi.”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?